Analisti Dardan Gashi ka komentuar takimin mes kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, dhe kryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, duke e lidhur mundësinë e një marrëveshjeje politike mes dy subjekteve me përplasjet e mëhershme dhe deklaratat e ndërsjella
Deklarata e tij vjen në kohën kur Kurti dhe Abdixhiku po zhvillojnë takimin e dytë në përpjekje për të gjetur një marrëveshje për formimin e institucioneve.
Takimi mes dy liderëve politikë ka zgjatur disa orë, ndërsa në tryezë janë diskutuar çështjet që lidhen me konstituimin e Kuvendit, formimin e Qeverisë dhe zgjedhjen e presidentit të ardhshëm.
“Këto ofendimet e ndryshme të ndërsjella. Më shkoi mendja se Luta (Lutfi Haziri) ka qef me iu dhënë definicione e emra zhvillimeve. Më shkoi mendja se ky po i bie të jete koalicioni i qershive të… se dy palët ato qershitë që i kanë lagur më herët po kthehen t’i hanë… tash nëse bohet është koalicion i qershive”, ka thënë Gashi.