Dardan Gashi ka lavdëruar performancën e ekipit të Rumanisë, duke e vlerësuar suksesin e tyre në kualifikimin për raundin tjetër të turneut.

Gashi u shpreh se ekipi nuk humbi asnjëherë energjinë dhe luajti me qetësi, duke arritur të marrë një barazim të rëndësishëm.

“Për Rumaninë është sukses kualifikimi, nuk humbin energji, shkon e qetë luan edhe për barazim me dalë pastër”, ka thënë Gashi ne Euro Duel.

Sa i përket dyshimeve për kurdisje në Euro 2024, ai ka thënë se nganjëherë nuk iu beson këtyre situatave.

“Jam fans i madh i futbollit mendoj që është sporti më pasionant edhe isha ndierë i tradhtum me ndodhë kjo”, ka thënë ai.