Gashi për sondazhin: Ku është 51 për qindëshi i rezultati të zgjedhjeve?
Analisti Dardan Gashi, e ka komentuar sondazhin e e publikuar në Debat Plus, i cili është prodhuar nga UBO Cunsulting, fillimisht ka komentuar rezultatin e Listës GUXO ku ka dalu me 1. 3 për qind. Sipas Gashit Lista Guxo ka pretendime për të qenë parit por sipas, tij ata nuk ekzistojnë. “Nëse Lisat Guxo është […]





Analisti Dardan Gashi, e ka komentuar sondazhin e e publikuar në Debat Plus, i cili është prodhuar nga UBO Cunsulting, fillimisht ka komentuar rezultatin e Listës GUXO ku ka dalu me 1. 3 për qind.
Sipas Gashit Lista Guxo ka pretendime për të qenë parit por sipas, tij ata nuk ekzistojnë.
“Nëse Lisat Guxo është një 1.3 për qind, u bie që gjithsecili që zgjohet në mëngjes nga ne e bën një parit edhe i merr një 1.3 për qind, nuk po mundem ta kuptoj që Lëvizja Vetëvendosje është kaq lartë me rezultat”, ka theksuar Gashi.
Më tej ai ka vlerësuar si problem të madhe rezultatin e Listës Guxo me 1.3 për qind ndërsa LVV-ja 42 për qind.
“Ku është 51 për qindëshi i rezultati të zgjedhjeve”? ka pyetur Gashi teksa ka pohuar se ka rënie të përqindjes për LVV-në .
“Çikoj Lista Guxo ka qenë ajo që i ka dhënë Bustin VV-së se nuk ka qenë që LVV-ja ka qenë e rritur aq shumë por Vjosa Osmani na atë kohë me lëvizjen prej Lidhjes Demokratike të Kosovës i ka bartur 150 mijë vota të VV-ja”, ka thënë Gashi.
Ai ka përfunduar duke thënë se nuk ka pasur qeveri në Kosovës që ka rënie më të madhe të për qindjes se sa Qeveria e Kurti II.




















