Gashi: Po bëhet puç institucional, shteti në rrezik serioz

Astrit Gashi ka lëshuar kritika të ashpra ndaj zhvillimeve politike në vend, duke akuzuar se po ndodhin shkelje serioze që cenojnë rendin kushtetues.

Duke folur në emisionin Debat Plus, ai tha se një parti politike ka vendosur të tejkalojë rregullat e shtetit, duke e cilësuar situatën si ndërhyrje të rrezikshme në funksionimin institucional.

“I bën puç shtetit. Këtu nuk mundet me fol… se a është thyerje e Kushtetutës, duhet veprime politike”, u shpreh Gashi.

Ai theksoi se situata aktuale nuk përbën vetëm shkelje të Kushtetutës, por një cenim më të thellë të vetë shtetit.

“Nuk shkelet Kushtetuta kështu, kështu shkelet shteti, bëhet puç institucional”, deklaroi ai.

Gashi e krahasoi këtë situatë me zhvillime të mëhershme historike, duke paralajmëruar për pasoja serioze nëse vazhdohet me këtë qasje.

“Kështu u ka suprimu autonomia, si me zor, tu u thirr në do ligje, kështu suprimohet shteti”, tha ai.

Ai shtoi se interpretimi i ligjeve sipas nevojave politike përbën rrezik për rendin demokratik, duke theksuar se aktorët politikë janë të vetëdijshëm për standardet që po i anashkalojnë.

“Në qoftë se ti i keq lexon për nevoja politike aktet ligjore të shtetit… do me thënë ti je i vetëdijshëm”, u shpreh Gashi.

Sipas tij, në këto rrethana, shpërndarja e Kuvendi i Kosovës mund të ndodhë automatikisht, pasi situata po merr përmasa të një “puçi institucional”.

Shija e redaktorit

Akademia “Dukagjini” përmbyllë nismën “Praktika të suksesshme në mësimdhënie dhe...

“Praktika të suksesshme në Mësimdhënie dhe Nxënie”, është nisma e cila nisi pesë muaj më parë e që sot po shndërrohet në një manifestim...

Shtëpia botuese “Dukagjini” sjell në gjuhën shqipe 16 libra të...

Secila një histori ndryshe nga tjetra. Të gjashtëmbëdhjetë libra nga krijimtaria e nobelistit gjermano-zviceran, Hermann Hesse, në gjuhën shqipe i gjeni në Librarinë “Dukagjini”. Promovimi i...

Kosova shteti i parë në Ballkan me angazhime të pranuara...

Republika e Kosovës është bërë shteti i parë nga Ballkani dhe i shtati në botë që i janë pranuar angazhimet në Kartën Globale për...

Të fundit nga rubrika