Gashi: Politikani serb Sanduloviq u kidnapua nga BIA vetëm pse e mbështeti Kosovën
Politikani serb, Nikola Sanduloviq, është nga të rrallët që ka kërkuar falje për krimet macabre të Serbisë në Kosovë. Madje, ai i ka vizituar edhe varrezat e familjes Jashari në Prekaz. Këto veprime nuk i kanë pëlqyer shtetit serb, shërbimi sekret i së cilit e ka kidnapuar politikanin Sanduloviq. Sipas njohësit të cështjeve politike, Milazim […]
Politikani serb, Nikola Sanduloviq, është nga të rrallët që ka kërkuar falje për krimet macabre të Serbisë në Kosovë. Madje, ai i ka vizituar edhe varrezat e familjes Jashari në Prekaz.
Këto veprime nuk i kanë pëlqyer shtetit serb, shërbimi sekret i së cilit e ka kidnapuar politikanin Sanduloviq.
Sipas njohësit të cështjeve politike, Milazim Gashi, këto veprime Serbia i bën për t’i frikësuar serbët që të mos e përkrahin politikën e Kosovës.
Sipas tij, kjo duhet të jetë alarm për ShBA-në dhe BE-në.
“Kjo ka qenë praktikë e ish-sistemit jugosllav, spektri që po do ta njohë realitetin në Serbi, Qeveria I ka listuar ata persona që tentojnë të futen në tregjet politike të Kosovës, shërbimi I BIA-së i ka evidentuar jo vetëm atë, por shumë politikanë serbë në kosovë, që I ndalë të mos e mbështesin politikën e Kosovës”, tha ai.
“Ky është alaram për BE dhe ShBA-në, sepse kemi të bëjmë me një kidnapim publik të një politkani apo analisti serb”, tha ai.















