Gashi: Prokuroria po hesht për ta arsyetuar neglizhencën e zbulimit të vrasësve të Astrit Deharit

Avokati Tomë Gashi ka njoftuar se i është drejtuar me letër prokurorit të rastit, Afrim Shefkiu, pas raportimit se janë gjetur mostrat e Deharit në IML

Avokati i familjes Dehari, Tomë Gashi
Avokati i familjes Dehari, Tomë Gashi

Tomë Gashi, avokati i familjes Dehari, ka akuzuar Prokurorinë Speciale se e njëjta po hesht duke mos iu përgjigjur kërkesave të familjes Dehari lidhur me zhdukjen e mostrave në Institutin e Mjekësisë Ligjore.

Me anë të një postimi në Facebook, avokati Gashi ka njoftuar se i është drejtuar me letër prokurorit të rastit, Afrim Shefkiu, pas raportimit se janë gjetur mostrat e Deharit në IML.

“Rasti i mostrave te Astrit Dehari-t. Kërkesa e radhës dërguar Prokurorit të Prokurorisë Speciale z. Afrim Shefkiu. Edhe pse kanë kaluar 1 vit e 4 muaj nga publikimi i zhdukjes se mostrave të Astrit Deharit, edhe pse prokurori ka pranuar shumë kërkesa për ta njoftuar familjen e Astritit për këtë çështje, edhe pse prokurori e ka obligim ta bëjë këtë, prokurori vetëm hesht, asnjëherë nuk përgjigjet..!”, thotë Gashi.

Sipas tij, Prokuroria po e përdor heshtjen për të arsyetuar “neglizhencën totale” të zbulimit të vrasësve të Astrit Deharit.

“Plagët e Astritit janë dëshmi e vrasjes se tij që nuk mund t’i fshehë askush siç nuk ka mundur t’i fshehë edhe një ish-kryeprokuror, i cili deshti rastin e vrasjes se Astritit ta mbyllë për 13 ditë në kundërshtim me provat që e vërtetojnë se Astrit është vrarë”, shkruan avokati Gashi.

May be an image of ticket stub and text

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika