Gashi: Pushteti që vjen nga flaka veç flakë prodhon

Arben Gashi, shefi i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, pas zjarrit në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë, ka deklaruar se pushteti aktual vjen nga “flaka dhe veç flakë prodhon”

Shefi i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi.

“Pushteti që vjen nga flaka veç flakë prodhon”, kështu ka deklaruar shefi i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi, pas djegies së dy zyrave të objektit të Institutit të Mjekësisë Ligjore (IML) në mëngjesin e së martës.

Po ashtu, Tahiri ka thënë se Vetëvendosja derisa ishte në opozitë i “kallte” institucionet, dhe sipas tij, këtë po e bën edhe në pushtet.

“Në opozitë i kallnin institucionet, ndaj dhe në pushtet po u kallen institucionet. Sot, zjarri ka kapluar ndërtesën e Institutit të Mjekësisë Ligjore. Të mos harrojmë se para pak kohësh zjarri përfshiu edhe Shërbimin Emergjent në Klinikën e Psikiatrisë të QKUK-së, ku për pasojë pati edhe një viktimë”, ka shkruar tutje Tahiri në Facebook.

Objektin e Institutit të Mjekësisë Ligjore e ka kapluar zjarri mëngjesin së martës.

Zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, ka thënë se dy zyra janë përfshirë nga zjarri dhe se nuk raportohet për të lënduar.

Ministria e Drejtësisë ka reaguar në lidhje me zjarrin në objektin e Institutit të Mjekësisë Ligjore (IML).

Në reagimin e tyre thuhet se zjarri është lokalizuar dhe se ende nuk dihen shkaqet.

Shija e redaktorit

75 vota pro, Parlamenti kalon me procedurë të përshpejtuar huanë...

Parlamenti i Shqipërisë miratoi mëngjesin e kësaj të hëne, me 75 vota pro, kalimin me procedurë të përshpejtuar të marrëveshjes së huasë ndërmjet Shqipërisë...

BookFest vazhdon rrugëtimin në Gjilan pas suksesit të jashtëzakonshëm në...

Pas një edicioni tejet të suksesshëm në Prishtinë, ku mijëra vizitorë krijuan një atmosferë të veçantë me diskutime frymëzuese, aktivitete të shumta dhe dashuri...

Anthony Joshua rikthehet në ring, shqiptari Kristian Prenga synon ta...

Një nga emrat më të mëdhenj të boksit botëror, Anthony Joshua, rikthehet këtë fundjavë në ring për t’u përballur me boksierin shqiptar Kristian Prenga,...

Të fundit nga rubrika