Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka riafirmuar zotimin e Qeverisë për luftimin e korrupsionit, duke e cilësuar këtë proces si një betim të përditshëm ndaj shoqërisë dhe brezave të ardhshëm.
Ndër të tjera në një video-adresim, Kurti foli edhe për Byronë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme.
Ish-deputeti i LDK-së, Arben Gashi, në Debat Plus, reagoi ndaj deklarimeve të Kurtit dhe sidomos ndaj byrosë.
Sipas tij, ky institucion është konceptuar gabim, në kundërshtim me Kushtetutën dhe me parimet themelore të të drejtave të njeriut.
“Ky njeri a nuk di, apo flet me aq bindje diçka që e di që është ndryshe… Kur e kanë bërë në 2021 e kanë bërë gabim dhe antikushtetues.
Iu them me bindje të plotë ai institucion po të krijohej është institucion i inkuizicionit, kundër lirive dhe drejtave themelore…
Unë i kam thënë ministres (së Drejtësisë, Albulena Haxhiut), iu afrova në mënyrë më të sinqertë me gjetë zgjidhje. I thash e a di çka je duke bërë, a e din që nesër nuk je ministre, me ardh unë me një vullnet të keq krejtve iu shti në burg, krejtve jua marrë pasurinë me ketë ligj kë e ki bë. ‘Unë’ më tha, ‘e kam propozuar në fushatë, nuk më intereson, bëni çka doni’. Është dashur me fol me Glauk që me çu në Strasburg që me bë një ‘review’, dhe kanë thënë që është kundërkushtetues”, ka thënë Gashi.