Gashi-Sekiraqa, konflikti që nisi në rrugët e Prishtinës

Dy familje dyshohet se janë përfshirë në një konflikt në Prishtinë. Sipas informacioneve të para, dyshohet se ngjarja filloi kur Sh.Sekiraqa plagosi P.Gashin. Pos plagosjes gjatë ditës së djeshme, pasdite pati edhe gjuajtje me armë zjarri në drejtim të anëtarëve të familjes Sekiraqa

Vrasje në tentativë e kanë klasifikuar Policia e Kosovës një ngjarje që ngjau paraditen e së hënës në Lagjen e Muhaxherëve në Prishtinë.

Aty me armë zjarri u sulmua një person që mbeti i plagosur nga të shtënat.

Jo zyrtarisht Televizioni ka kuptuar që i plagosuri është nga familja Gashi të njohur si “Capat” në kryeqytet ndërsa dorasi një 20 vjeçar nga familja Sekiraqa.

Emrat nuk i ka konfirmuar policia ndonëse plagosjen po.

“Një mashkull kosovar ka mbetur i plagosur si pasojë e të shtënave me armë zjarri që janë shkrepur në drejtim të tij nga persona të panjohur. Viktima është dërguar për trajtim mjekësor në QKUK. Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe sekuestruar një fishekë dhe disa gëzhoja. Rasti duke u hetuar”, kanë thënë nga Policia e Kosovës.

Por, kjo situatë me sa duket nuk përfundoi me kaq.

Në një rrugë tjetër, 200 metra larg asaj ku ndodhi plagosja, tre persona të panjohur për Policinë nga vetura e tyre në lëvizje–pa targa, kanë shtënë  me armë zjarri në drejtim të veturës të kryefamiljarit të Sekiraqëve.

Pak minuta më vonë, “Lagjen e Muhaxherëve” prapë e kishin terrorizuar breshëritë e plumbave.

Edhe kjo në afërsi të shtëpisë së Familjes Sekiraqa e Policia për këtë rast thotë se nuk ka të dyshuar.

“Ankuesi kosovar ka raportuar se, (2-3) persona të panjohur kanë shtënë me armë zjarri në drejtim të objektit ndërtimor, me ç’rast një predhë kishte mbetur në korridorin e këtij objekti. Njësitet policore pasi kanë dalë në vendin e ngjarjes kanë gjetur e konfiskuar edhe një fishekë dhe një gëzhojë cal-7.6 mm. Të lënduar nuk ka, ndërsa njësitet policore janë duke hetuar rastin. Lidhur me ngjarjen është informuar e konsultuar edhe prokurori”.

Prokuroria, ndërkaq, ka treguar se ka autorizuar Policinë e Kosovës që të hetojë rrethanat e rastit.

Familja Gashi, anëtari i së cilës mbeti i plagosur, ka lëshuar një njoftim për media, duke mohuar se kanë ndonjë konflikt nga e kaluara me familjen Sekiraqa.

“Këtë moment të rëndë të cilin e kaluam si pasojë e një sulmi tentim vrasje ndaj pjesëtarit të familjes Gashi në vendin e punës, ku si një familje e ndershme gjithmonë jemi munduar ti shërbejmë ndershëm shtetit duke punësuar dhe mbajtur qindra familje, dhe duke paguar qindra taksa shtetit tonë. Ky sulm ndaj familjes tonë ka rrjedhur pa asnjë arsye dhe asnjë konflikt të mëhershëm”, ka thënë nga familja Gashi.

Personi i plagosur, po vazhdon ende trajtimin në QKUK.

Shija e redaktorit

Dorëzimi i donacionit PET-CT, Osmani takon sekretaren e organizatës Alwaleed...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka uruar mirëseardhje në Republikën e Kosovës, Princeshës Lamia Bint Majed Saud Alsaud, Sekretare e Përgjithshme e Alwaleed...

Zgjidhet ushtari më i mirë për vitin 2024

Këtë të premte është mbajtur ceremonia përmbyllëse e garës ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2024”, në Kazermën “Skënderbeu” në Komunën e Ferizajt. Tashmë janë shpallur...

Për tre muaj diaspora dërgoi mbi 284 milionë euro në...

Banka Qendrore të Kosovës (BQK) ka prezantuar të dhënat e fundit lidhur me dërgesat e mërgatës dhe të dhëna të tjera financiare për muajin...

Të fundit nga rubrika