Gashi: Situata në Kuvend po shkon drejt përplasjeve fizike, Kosovës po i mungon LDK-ja

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Arben Gashi, ka reaguar për situatën në Kuvendin e Kosovës, duke shprehur shqetësim për rritjen e tensioneve dhe mundësinë e përplasjeve fizike.

Përmes një postimi në Facebook, Gashi ka thënë se në këtë situatë kritike po mungon një qëndrim i qartë dhe i fortë i LDK-së.

“Situata në Kuvend po shkon drejt përplasjeve fizike, ndërsa insistimi për bllokimin e tij vazhdon”, ka shkruar Gashi.

Sipas tij, në këtë moment Kosovës i duhet më shumë dialog, maturi dhe forcim i institucioneve.

“Në këtë moment kritik, po mungon një pozicionim i qartë dhe i fortë i LDK-së. Në fakt, Kosovës po i mungon LDK-ja. Po i mungon fryma Rugoviane”, ka deklaruar ai.

Gashi ka theksuar se në kohë të tensioneve politike, vendit i duhet një qasje që, sipas tij, përfaqëson dialogun dhe shtetësinë.

“Sepse kur institucionet bllokohen dhe tensionet rriten, Kosovës i duhet më shumë dialog, maturi, shtet dhe Republikë”, ka shkruar ai.

Në fund, Gashi i ka bërë thirrje LDK-së që të reagojë dhe të marrë qëndrim.

“Është koha që LDK-ja të flasë”, ka përfunduar ai.

Shija e redaktorit

Policia ushtarake e FSK trajnohet nga instruktorë gjermanë për mbrojtje...

Në kuadër të Planit të Bashkëpunimit dypalësh në fushën e mbrojtjes për vitin 2026, ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Kosovës dhe Ministrisë...

Kosova pret Austrinë në “Fadil Vokrri”, synon fitoren për kreun...

Përfaqësuesja e Kosovës përballet sonte me Austrinë në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të ndeshjes së katërt të Grupit B3 në Ligën e Kombeve....

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Të fundit nga rubrika