Gashi: S’ka sinjale për ndonjë ndryshim, por ka ardhë koha me gjet zgjidhjen

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Arben Gashi, ka deklaruar se nuk ka ende sinjale për ndryshim qëndrimesh mes partive, por theksoi se koha për të gjetur një zgjidhje ka kaluar përtej asaj që mund të konsiderohet e arsyeshme.

Sipas tij, çdo e drejtë politike vjen edhe me një detyrim.

“Nuk ka sinjale për ndryshim të qëndrimeve. Por besoj që ka ardhur koha që me gjet zgjidhjen. Ka kaluar koha përtej arsyeshmes. LDK-ja ka ofru zgjidhje. Partia fituese ka obligim me themelu institucionet e Kuvendit pastaj edhe Qeverinë. Kur lind një e drejtë lind edhe një detyrim. Ka të drejtën absolute për të propozuar kryetarin apo kryetaren e Kuvendit, por ka edhe detyrimin që propozimi ta ketë shumicë”, deklaroi Gashi.

Ndryshe, sot eshte përpjekja e 30-të per konsistiuimin e Kuvendit te Kosoves. Në fillim të përpjekjeve, Lëvizja Vetëvendosje si partia fituese e zgjedhjeve pati propozuar emrin e Albulena Haxhiut kryeparlamentare. Pasi ajo nuk mori shumicën në disa tentime, VV-ja propozoi formimin e një komisioni për votim të fshehtë, i cili nuk ka marrë mbështetjen e partive që deri tash ishin në opozitë.

Partitë opozitare i kanë kërkuar ndryshim emri VV-së. Partia Demokratike e Kosovës ka thënë se mund të votojë emra të tjerë, jashtë kabinetit të Qeverisë Kurti 2, ndërsa Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka thënë se mund ta votojë Saranda Bogujevcin dhe Shqipe Selimin. Lidhja Demokratike e Kosovës ka refuzuar ta votojë cilindo emër që del nga VV-ja.

Zgjedhjet janë mbajtur më 9 shkurt. Pra më shumë se katër muaj, Kosova nuk ka Kuvend të konstituuar. E në radhët e VV-së tashmë është përmendur propozimi që të ketë prapë zgjedhje parlamentare e si datë është përmendur dita e njëjtë me zgjedhjet lokale, tash të caktuara për 12 tetor.

https://www.dukagjini.com/kategoria/lajme/kosova

Shija e redaktorit

Garat e çiklizmit, edhe sot bllokim i përkohshëm i qarkullimit...

Policia e Kosovës ka njoftuar se edhe të shtunën, më 21 qershor 2025, do të ketë bllokim të përkohshëm të qarkullimit për automjetet në...

Vasfije Krasniqi rrëfen historinë e saj në OKB: Drejtësia është...

Vasfije Krasniqi ka ndarë rrëfimin e saj si e mbijetuar e dhunës seksuale në luftën e fundit në Kosovë, në Kombet e Bashkuara në...

Në ditën e çlirimit të komunës, përurohet memoriali i dëshmorëve...

Në tokën kur dikur u derdh gjak për liri, sot përjetësohen emrat që nuk do të shuhen kurrë. Në ditën e çlirimit të komunës së...

Të fundit nga rubrika