Gashi: S’ka tensione në mes të Osmanit e Kurtit, ajo është vetëm zëdhënëse e tij
Analisti politik, Dardan Gashi, presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, e ka quajtur “zëdhënëse” të kryeministrit Albin Kurti. Gashi ka theksuar se nuk ka asnjë tension të mundshëm në mes të presidentes Osmani dhe kryeministrit Kurti, duke i cilësuar ato si shpikje. Ai ka shtuar se Osmani thjesht ndjek “diktatet” e Kurtit. “Vjosa Osmani është zëdhënëse […]
Analisti politik, Dardan Gashi, presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, e ka quajtur “zëdhënëse” të kryeministrit Albin Kurti.
Gashi ka theksuar se nuk ka asnjë tension të mundshëm në mes të presidentes Osmani dhe kryeministrit Kurti, duke i cilësuar ato si shpikje.
Ai ka shtuar se Osmani thjesht ndjek “diktatet” e Kurtit.
“Vjosa Osmani është zëdhënëse e Albin Kurtit, po më çuditni kur po thoni se ka tensione, kjo është e shpikur, nuk ka tensione. Sepse, për çka me pas, Vjosa Osmani nuk ka kurrfarë roli, as nuk ka parime, as nuk ka rol. Ajo e kryen një rol të diktum prej zotit Kurti”, ka deklaruar Gashi në “Debat Plus”.
Gjithashtu, Gashi ka theksuar se Lumir Abdixhiku, kryetari i LDK-së, ka mbështetur Osmanin në mënyrë që ajo të mos përfshihet në Gjykatën Kushtetuese dhe t’i sigurohet pozita e presidentes.
Gashi ka vlerësuar se Abdixhiku edhe më herët i ka siguruar votat që e kanë bërë Osmanin presidente.
Ndër të tjera, ai ka mohuar ekzistencën e një opozite të Abdixhikut ndaj Qeverisë Kurti dhe, mbi të gjitha, ndaj presidentes Osmani.
“Unë çuditna pse [kryetari i LDK-së], Lumir Abdixhiku i shkon në takim Osmanit. Abdixhiku e ka ruajtur Osmanin që dy herë të mos shkojë në Gjykatën Kushtetuese, sepse të kishte marrë pjesë në nënshkrime për me dërgu dy herë zonjën Osmani në Kushtetuese, ndoshta nuk do të ishte presidente sot. Ky zotëria ia ka sjellë votat në Kuvend, për ta bërë Vjosa Osmanin presidente. Ky zotëria nëse ka fushatë të LDK-së, unë mënoj se ka qenë ky për zëvendëskryeministër, pra në rastin më të mirë. Ky opozitë ndaj Qeverisë Kurti nuk ka, e edhe më pak ndaj Vjosa Osmanit”, ka deklaruar analisti Gashi.















