Gashi thotë se nuk dihet sa është numri i punëtorëve që janë në grevë

Në grevën e përgjithshme, pos SBASHK-ut, janë edhe punëtorët e administratës publike. Megjithatë, nga Sindikata e Pavarur e Administratës së Kosovës, thonë se nuk e dinë numrin e punëtorëve që janë në grevë

Kryetari i Sindikatës së Pavarur të Administratës së Kosovës, Ali Gashi





Pos Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës, në grevë janë edhe punëtorët e administratës publike.

Megjithatë, nga Sindikata e Pavarur e Administratës së Kosovës, thonë se nuk dihet numri i saktë i punëtorëve që janë në grevë.

Kështu ka bërë të ditur kryetari i Sindikatës së Pavarur të Administratës së Kosovës, Ali Gashi.

“Numrin nuk e dimë për arsye se ju e dini që greva është vullnet i palëve, në këtë rast anëtarësisë së dy palëve dhe të tjerëve që konsiderojnë se u janë shkelur të drejtat dhe pajtohen me kërkesat që i ka ngritur BSPK-ja, në raport me të drejtën e punës, kushtet e punës dhe aspektin material në këtë kontest kur kërkojnë paga më të mira”, është shprehur Gashi, shkruan KP.

Ai ka potencuar se greva po vazhdon si pasojë e mosplotësimit të kërkesave ndaj të punësuarve në sektorin publik.

“Kjo grevë ka ardhur si rezultat i mosdëgjimit të kërkesave të drejta të të punësuarave në sektorin publik, pse jo edhe nga ai privat, pasi kemi edhe paralajmërime të sektorit privat, si rezultat i mosrealizimit të kërkesave dhe halleve, të cilat i kanë në këtë periudhë të keqe ekonomike”, ka shtuar Gashi.

Megjithatë, Gashi ka theksuar se BSPK-ja është e gatshme në çdo kohë për dialog me qeverinë.

“BSPK-ja me kohë ka bërë të qartë se është çdo kohë, çdo ditë e gatshme që të dialogojë dhe sa më shpejtë të gjejmë një zgjidhje e cila do të na nxirrte nga një situatë, të cilën as ne vetë nuk e parapëlqejmë. Por sido të jetë, është masë e cila e ka dhënë ligji”, është shprehur ai.

Ndryshe, Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës ka deklaruar se Qeveria e Kosovës është duke ushtruar presion ndaj grevistëve, në mënyrë që ta ndërprejnë grevën.

Me anë të një komunikate për media, BSPK ka konsideruar se ndalja e grevës së përgjithshme pa dialog social “është dhunim i demokracisë”.

“Njoftojmë opinionin e gjerë se Partneri ynë Social – Qeveria është duke u munduar të gjejë rrugë jo të mira, kryesisht të presionit joparimor dhe vetëm e vetëm për të bindur grevistët të ndalin Grevën e Përgjithshme”, thuhet në njoftim.

Po ashtu, në këtë njoftim thuhet se BSPK-ja do të bënte shkelje të ligjit për greva e mbi të gjitha shkelje të rëndë të parimeve dhe normave sindikale, po qe se do të ndalte grevën pa u ulur në karrigen e tavolinës së dialogut social dhe pa arritjen e marrëveshjes.

Ndryshe, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se e vetmja zgjidhje për të dalë nga gjendja aktuale në arsim është ndërprerja e grevave nga mësimdhënësit dhe nisja e procesit mësimor për vitin e ri shkollor.





Shija e redaktorit

Voton Bujar Osmani, kandidat për president i Maqedonisë Veriore

Kandidati për president i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, ka votuar. Në një deklaratë para medieve, Osmani inkurajoi qytetarët të dalin në numër sa më...

Presidentja Osmani nderohet me Çmimin e Evropës nga Fondacioni Pan-Europian

Fondacioni Fondacioni Pan-Evropian Richard Coudenhove-Kalergi i ka ndarë Presidentes së Kosovës Vjosa Osmani, çmimin e ‘Evropës’, për përkushtimin e saj ndaj raporteve me partnerët...

Nis ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë...

Ka filluar ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë së Kosovës. Sot diplomojnë 445 kadetë të Policisë së Kosovës. Kryeministri i Republikës së Kosovës,...

Të fundit nga rubrika