Gashi thotë se rezultatet në veri do ta zbulojnë “propagandën” katërvjeçare të Kurtit e Sveçlës

Analisti politik, Dardan Gashi ka folur lidhur me rezultatet e zgjedhjeve nga veriu i vendit, duke ironizuar narrativën politike të qeverisë Kurti dhe ministrit të Brendshëm në detyrë, Xhelal Sveçla.

Në Debat Plus, Gashi tha se për të është interesante të shihet cilët subjekte do t’i fitojnë komunat veriore që, sipas tij, janë “çliruar” nga Sveçla.

“Nuk e di, kanë filluar rezultatet e veriut… Për mua është interesant se këto komunat e çliruara prej Sveçlës, kush po i merr? A po i merr VV-ja apo po i marrin ata prej të cilëve i paska çliruar Sveçla e Kurti? Sepse është pjesë kyçe e propagandës katërvjeçare të Albin Kurtit, dhe kjo sigurisht do të vërtetohet”, ka deklaruar Gashi.

Shija e redaktorit

Policia ushtarake e FSK trajnohet nga instruktorë gjermanë për mbrojtje...

Në kuadër të Planit të Bashkëpunimit dypalësh në fushën e mbrojtjes për vitin 2026, ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Kosovës dhe Ministrisë...

Kosova pret Austrinë në “Fadil Vokrri”, synon fitoren për kreun...

Përfaqësuesja e Kosovës përballet sonte me Austrinë në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të ndeshjes së katërt të Grupit B3 në Ligën e Kombeve....

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Të fundit nga rubrika