Gashi: Vjosa Osmani nuk është më e LDK-së, as nuk diskutohet që ajo të kthehet në krye të partisë

Kryetari i grupit parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, ka thënë se as nuk diskutohet kthimi i Vjosa Osmanit në Lidhjen Demokratike të Kosovës

Kryetari i grupit parlamentar të LDK-së, Arben Gashi dhe presidentja e vendit, Vjosa Osmani

Kryetari i grupit parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, ka thënë se as nuk diskutohet kthimi i Vjosa Osmanit në LDK, dhe shancat për këtë janë zero.

“Vjosa Osmani si elektorat mundet me u kthy, por jo si lidership”, ka thënë Gashi.

Në “Pressing” në T7, ai ishte i pyetur nga analisti Parim Ollurio nëse ajo mund të jetë kandidate për kryeministre e LDK-së, Gashi është shprehur se “S’ka shanca, zero shancë”.

“Vjosa nuk është LDK, ka dalë vetë nga LDK, ka formu një parti tjetër. Vjosa nuk është më LDK, ka parti tjetër…As nuk është opsion, as nuk diskutohet, as nuk ka mundësi me u diskutu”, ka thënë ai.

“S’e marrim ne, se nuk na duhet”, u shpreh Gashi për mundësinë që Osmani të kthehet në LDK.

Ai ka shtuar se edhe pse Osmani është presidente e vendit, ajo, sipas tij, ka qenë palë me qeverinë në disa raste.

“Në detyrë duhet të ketë sjellje presidenciale dhe të mos përzihet në zgjedhje. Shpesh ka qenë palë me qeverinë, duke filluar nga rasti i kryeprokurorit të shtetit, kryetares së KQZ-së dhe disa raste tjera ka qenë palë. Nuk ka qenë presidenciale”, ka shtuar Gashi.

Shija e redaktorit

Tasholli: Prej 16 shtatorit, Kosova nuk do të jetë më...

Ismail Tasholli nga platforma qytetare “Liria ka Emër”, në një lidhje direkte në emisionin FIVE në RTV Dukagjini, ka folur pas konferencës së mbajtur...

Thaçi rrëfen prapaskenat e Rambujesë: Nuk isha i sigurt nëse...

Ish-presidenti i Kosovës dhe ish-drejtuesi politik i UÇK-së, Hashim Thaçi, ka rrëfyer në një intervistë të gjerë dhe ekskluzive në Debat Plus disa prej...

“Të jetoj i lirë” – Intervista e fundit e Thaçit...

Presidenti, Hashim Thaçi, do të jetë protagonist i një interviste ekskluzive në emisionin “Debat Plus” të TV Dukagjinit, e cila do të transmetohet nesër,...

Të fundit nga rubrika