Gashi: VV po luan lojë, problemi është që s’po gjen partnerë për bashkëpunim
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi, ka akuzuar Lëvizjen Vetëvendosje se po luan lojë politike me votimin për kryetaren e Kuvendit, duke theksuar se problemi kryesor është mungesa e partnerëve dhe e mirëbesimit. “Nëse ka deputetë që nuk janë në gjendje të votojnë si me votim të fshehtë ashtu edhe me votim të […]
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi, ka akuzuar Lëvizjen Vetëvendosje se po luan lojë politike me votimin për kryetaren e Kuvendit, duke theksuar se problemi kryesor është mungesa e partnerëve dhe e mirëbesimit.
“Nëse ka deputetë që nuk janë në gjendje të votojnë si me votim të fshehtë ashtu edhe me votim të hapur, kjo është e paarsyeshme dhe thjesht një lojë e VV-së,” ka deklaruar Gashi.
Ai ja shtuar se Lëvizja Vetëvendosje nuk po arrin të gjejë partnerë për bashkëpunim, ndërsa skena politike në Kosovë po përballet me mungesë mirëbesimi.
“Problemi nuk është ky, problemi është që VV-ja nuk po gjen partner dhe fatkeqësisht skena politike e Kosovës nuk po gjen gatishmëri që të bashkëpunojë më VV-në. Kjo është situata ku jemi sa më shpejtë e kupton VV-ja dhe Kurti aq më mirë për skenën politike, ai duhet të bëjë hapa drejt ndërtimit të mirëbesimit me partitë politike, sepse sot fatkeqësisht nuk ka mirëbesim. Mirëbesimi mund të arrihet vetëm me veprime konkrete nga Kurti, kërkim falje për gjuhën ofenduese dhe sjelljen degraduese dhe marrja e përgjegjësisë për pozicionin ku gjendet vendi”, ka deklaruar ai para mediave.















