Gashi: Zhgënjyese që Kurti nuk hyri në dialog me parime të veta, por me të BE-së

Analisti politik, Astrit Gashi ka thënë se pret të ketë një kryeministër i cili realizon agjenda, por më aftësi diplomatikle dhe politike

Analisti politik, Astrit Gashi





Analisti politik Astrit Gashi, i ftuar në emisionin “Debat Plus” në RTV Dukagjini ka thënë se pret të ketë një kryeministër i cili realizon agjenda, por më aftësi diplomatikle dhe politike.

“Nuk po them që kryeministri Kurti duhet të ketë kokëfortësi por megjithatë duhet të tentojë t’i shtyej ato të cilat ka avokuar”, ka thënë Gashi.

Gashi tutje ka shtuar se “nëse Kosova hyn në dialog, kryeministri Kurti duhet të hyj me disa parime të tij dhe çfarë ka ndodhur me Kurtin, ka hyrë në dialog por pa parime të tij”.

“Ka hyrë me parime të përcaktuara nga BE, njëjtë si gjithë të tjerët”, ka thënë analisti Gashi.

Mes tjerash Gashi ka shtuar se ka qenë kundër këtij procesi, “unë do të jem kundër dhe kryeminsitrit Kurtit që bën një dialog pa parime të tij”.

“Për mua është zhgënjyese që kryeministri Kurti ka hyr në dialog me parime të përcaktuar nga BE dhe nuk ka mund të vendos parime të tij”, ka thënë tutje Gashi.





Shija e redaktorit

Vetëm në muajin shkurt mërgata ka dërguar 87.9 milionë euro

Banka Qendrore e Republikës së Kosovës, sipas kalendarit të publikimeve, ka prezantuar statistikat për institucionet e tjera financiare për muajin shkurt 2024, të remitancave...

Ndahen 8 milionë euro për 11 komuna

Ministri i Administrimit dhe Pushtetit Lokal(MAPL), Elbert Krasniqi, ka njoftuar se janë ndarë 8 milionë euro në 11 Komuna. Ministri Krasniqi, bashkë me kryetarët e...

Kosova një hap më afër anëtarësimit në Këshill të Evropës

Komiteti për Politikë dhe Demokraci i Këshillit të Evropës ka miratuar raportin e raportueses për Kosovën, Dora Bakoyannis, ku rekomandohet që shteti ka përmbushur...

Të fundit nga rubrika