Gati 20 klube marrin vendim që nesër të takohen me krerët e FFK-së
Federata e Futbollit të Kosovës nuk është licensuar ende për vitin 2023 nga MKRS-ja. Për shkak të kësaj situate të krijuar – rreth 20 ekipe nga të gjitha kategoritë e futbollit vendor, janë mbledhur sot për të diskutuar, njoftojnë burime të RTV Dukagjinit. Teksa, po ashtu gati 20 klube kanë marrë vendim që nesër të […]
Federata e Futbollit të Kosovës nuk është licensuar ende për vitin 2023 nga MKRS-ja.
Për shkak të kësaj situate të krijuar – rreth 20 ekipe nga të gjitha kategoritë e futbollit vendor, janë mbledhur sot për të diskutuar, njoftojnë burime të RTV Dukagjinit.
Teksa, po ashtu gati 20 klube kanë marrë vendim që nesër të shkojnë së bashku në federatë.
Nga Superliga në takimin e sotëm nuk mori pjesë Llapi, ashtu siç edhe raporti RTV Dukagjini më herët.
Nëse FFK-ja nuk licensohet, atëherë kjo u pamundëson klubeve që të përfitojnë nga Ligji për Sponsorizim.
Kujtojmë që i pari i FFK-së, Agim Ademi ishte rizgjedhur në detyrën e tij me Kuvendin e mbajtur me 6 prill.















