Ndonëse, kjo është qendra më e madhe e votimit në Zveçan, nuk pati asnjë qytetar të interesuar që të votojë pro apo kundër kryetarit.

Xhavit Gaxherri, zyrtar i KQZ-së,  ka thënë se interesim nuk ka pasur nga qytetarët e Zveçanit.

Sipas tij të drejtë vote kanë pasur 4024 persona, por asnjë prej tyre nuk e ka shfrytëzuar.

“Si qendra më e madhe, 4024 persona që kanë të drejtë vote, asnjë nuk e ka shfrytëzuar të drejtën e votës, që 11 orë në pritje, përkundër asaj që qendra ka qenë e mobilizuar që nga ora 7,” tha Gaxherri.

“Siç e patë edhe ju nuk kanë shprehur interesim qytetarët që të votojnë pro ose kundër kryetarit.”

Sipas tij përkundër këtij organizimi nuk ka pasur asnjë të interesuar që të votojnë.

“Procesi i votimit është proces demokratik është i vullnetshëm, KQZ ka arritur ta organizojë procesin në mënyrën më të mirë të mundshme dhe ne kemi qenë të gatshëm që të pres votues,” shtoi Gaxherri.