Gazë: Mjekët ngritën tenda në rrugë që të shërbejnë si spitale
Mjekët në Gaza kanë thënë për Sky News se situata është “katastrofike” dhe se sëmundjet po përhapen nëpër kampet e refugjatëve, veçanërisht në mesin e fëmijëve. Kaq shumë nga spitalet në Gaza tani janë ose të mbyllura ose afër pikës së thyerjes, saqë mjekët kanë ngritur tenda trajtimi në rrugë, me ato pak furnizime që […]
Mjekët në Gaza kanë thënë për Sky News se situata është “katastrofike” dhe se sëmundjet po përhapen nëpër kampet e refugjatëve, veçanërisht në mesin e fëmijëve.
Kaq shumë nga spitalet në Gaza tani janë ose të mbyllura ose afër pikës së thyerjes, saqë mjekët kanë ngritur tenda trajtimi në rrugë, me ato pak furnizime që mund t’i marrin në dorë.
Dr Rajaa Okashah është një pediatër nga Gaza veriore, i detyruar nga luftimet të largohet nga shtëpia e tij dhe të shkojë në jug në Rafah.
Është vetëm një përkushtim profesional ndaj mjekësisë dhe një ndjenjë detyre ndaj shokëve të tij nga Gaza që e mban atë të vazhdojë
“Vendosa të hap këtë tendë mjekësore për t’u siguruar atyre ilaçe dhe trajtim falas, veçanërisht pasi sistemit shëndetësor në Gaza tani i mungojnë spitalet, i mungojnë qendrat shëndetësore,” tha Dr Okashah për Sky News.















