Punonjësit e RTK-së kanë nisur protestë të përgjithshme për paga dhe buxhet para Kuvendit të Kosovës.

“Pa RTK-në s’ka zë të qytetarëve”, ”Gazetar pa pagë – demokraci pa zë”, “RTK nuk hesht edhe në errësirë”, kanë qenë disa nga pankartat që protestuesit i mbanin në duar, transmeton EO.

Sipas njoftimit të Sindikatës së Punëtorëve të RTK-së (SPERTK), institucionet përkatëse ende nuk kanë siguruar fondet e nevojshme për funksionimin e RTK-së, çka, sipas tyre, e ka vënë në rrezik serioz vazhdimësinë e transmetuesit publik dhe të drejtën për informim të qytetarëve.