Gazetarët afganë vizitojnë disa qytete të Kosovës për t’u njohur me historinë dhe traditën e vendit

Që nga dita e enjte, gazetarët afganë me ekipin e Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës (AGK), kanë vizituar disa qytete të Kosovës me qëllimin që të informohen nga afër me historinë, kulturën dhe traditën e vendit

Foto e postuar nga Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK)

Që nga dita e enjte, gazetarët afganë me ekipin e Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës (AGK), kanë vizituar disa qytete të Kosovës, me qëllimin që të informohen nga afër me historinë, kulturën dhe traditën e vendit.

Ishin gjithsej pesë gazetarë afganë, të cilët vizituan qytetin e Gjakovës, Prizrenit, Pejës e Deçanit.

“Amina Omid, Ahmad Shaker Sangi, Nimatullah Gholami, Nadia Gulabzada dhe Rafiullah Nikzad, kanë vizituar qytetin e Gjakovës, Prizrenit, Pejës e Deçanit”, njofton Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK).

Gazetarët afganë në këto qytete vizituan Teqenë e Bektashinjve, Teqenë e Madhe Ballkanike, Xhami, Muzeun Etnologjik, Çarshinë e Vjetër, Lidhjen e Prizrenit, Kalanë e Prizrenit, Sahatkullën dhe Manastirin e Deçanit.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika