Gazetarët e WP dhe BBC rikujtojnë deklaratën e Osmanit pas ngjarjeve në Veri të Mitrovicës

Deklarata e Presidentes Osmani në të cilën thoshte se Kosova kërcënohej nga Rusia me Serbinë si ndërmjetësuese është rikujtuar nga gazetarë ndërkombëtarë. Njëri ndër ta e ka cilësuar këtë sikur "shenjë shqetësuese"

Mitrovica e Veriut

Gazetari i “The Washington Post”, Ishaan Tharoor, ka rikujtuar një deklaratë të Presidentes së Kosovës, në të cilën kishte thënë se “Rusia përmes Serbisë e kërcënon Kosovën”.

“Unë e intervistova presidenten e Kosovës disa ditë më parë, dhe ajo paralajmëroi për kërcënimin e Rusisë, nëpërmjet Serbisë, duke provokuar konflikte të reja në Ballkanin Perëndimor. Dhe ja ku jemi…”, ka shkruar ai në Twitter pas ngjarjeve në Veriun e Kosovës, të dielën.

Mirëpo, gazetari i “The Washington Post” nuk ka qenë i vetmi i cili ka reaguar pas tensioneve në Veri të Kosovës.

Francis Scarr, gazetar i “BBC”-së, ka reaguar, gjithashtu, pas deklaratave të Presidentit të Serbisë, Vuçiq.

“Presidenti serb Vuçiq pretendoi se Kosova do të nisë një operacion ushtarak sonte dhe një anëtar i partisë së tij po flet se Serbia duhet të “denazifikojë” Ballkanin. Shenja shumë shqetësuese”, ka shkruar Scarr, postim i shpërndarë njëherësh edhe nga Tharoor.

Shija e redaktorit

Garat e çiklizmit, edhe sot bllokim i përkohshëm i qarkullimit...

Policia e Kosovës ka njoftuar se edhe të shtunën, më 21 qershor 2025, do të ketë bllokim të përkohshëm të qarkullimit për automjetet në...

Vasfije Krasniqi rrëfen historinë e saj në OKB: Drejtësia është...

Vasfije Krasniqi ka ndarë rrëfimin e saj si e mbijetuar e dhunës seksuale në luftën e fundit në Kosovë, në Kombet e Bashkuara në...

Në ditën e çlirimit të komunës, përurohet memoriali i dëshmorëve...

Në tokën kur dikur u derdh gjak për liri, sot përjetësohen emrat që nuk do të shuhen kurrë. Në ditën e çlirimit të komunës së...

Të fundit nga rubrika