25-vjeçarja nga Gjakova që u gjet e vdekur në Tetovë ditë më parë, Ministria e Brendshme e Maqedonisë së Veriut deklaruan se rasti është vetëvrasje.
Familja e saj tashmë në zi po pret njerëz për ngushëllime, përderisa sot kishin një vizitë më të rrallë.
Gazetari nga Maqedonia e Veriut, Nevrij Ademi, që ditë më parë dha deklarata të pamatura, me një grup burrash vizituan familjen për të kërkuar falje për deklaratat. Ky takim u bë me ndërmjetësimin e hoxhallarëve në Maqedoni dhe në Gjakovë.
Ademi që teksa raportonte për mediat në Kosovë lëshoi deklarata të rënda, pas takimit dhe kërkim faljes tha se ka bërë gabimin më të madh në jetë.
Teksa edhe premtoi se do të angazhohet me Prokurorinë dhe Gjykatat që ky rast të zbardhet.
“Fajtori që e ka shtyrë drejt kësaj po dihet, si duhet të jap përgjegjësi”, tha ai.
Ndërsa babai i Daorsa Spahija, Arbёr Spahija pёr Radio Dukagjini ka thёnё se ka fakte qё vajza e tij nuk ёshtё vetëvrarë por ёshtё shtyrë nё vetëvrasje.
Ai ka shtuar se, qё e vërteta tё arrihet kjo mund tё bёhet vetёm me angazhimin e organeve tё drejtёsisё sё Kosovёs dhe Maqedonisё sё Veriut, për çka ai ka kёrkuar angazhimin maksimal tё prokurorive dhe gjykatave tё tё dyja shteteve.
Radio Dukagjini raporton se takimi zgjati mё shumё se njё orё.
Spahija ka deklaruar se kërkim falja merr kuptim vetvetiu kur rrethanat qartësohen dhe drejtësia bie nё vend.
Radio Dukagjini gjatё ditёs do tё vazhdojё tё ju mbajё tё informuar me zhvillimet e tjera nё lidhje me ngjarjen.