Gazetari Berisha shpalos detaje nga aksioni i Policisë në Zubin Potok

Gazetari i Televizionit Dukagjini, Unitet Berisha ka shpalosur detaje rreth aksionit të Policisë së Kosovës në Zubin Potok, në afërsi të pikëkalimit kufitar të Bërnjakut.

Në një lidhje direkte në emisionin “Five” Berisha ka deklaruar se Policia e Kosovës ka kryer një aksion për gjetjen e armatimit në afërsi të pikës kufitare në Bërnjak, por që zëvendësdrejtori për Mitrovicën Veriore, Veton Elshani nuk ka shpalosur detaje për rezultatet e këtij aksioni.

“Gjendemi në Komunën e Zubin potokut, dhe jo shumë larg pikës kufitare të Bërnjakut. Policia e Kosovës ka kryer aksion policor, që qëllimi ka qenë gjetja e armatimit. Aksioni policor është kryer,. Dhe përpos PK-së në vendin e ngjarjes kanë qenë edhe Eulex dhe pjesëtar të hetuesisë dhe policisë. Zëvendësdrejtori i PK-së, Veton Elshani por nuk konfirmoj se a është gjetur diçka këtu. Një shtëpi është në afërsi të vendit të ngjarjes. Është një patrollë e PK-së për gjendje sigurie”, tha Berisha.

Portali Dukagjini ka kontaktuar me institucionet e rendit në lidhje me këtë aksion, por deri në publikimin e lajmit nuk kemi ndonjë përgjigje konkrete.

Shija e redaktorit

Librat e verës nga “Dukagjini”, zgjedhjet më të mira për...

Vera është koha ideale për aventura, por jo të gjitha ndodhin jashtë. Disa nga udhëtimet më të paharrueshme ndodhin brenda faqeve të një libri....

Shtëpia botuese “Dukagjini” propozon 9 libra që mund t’ju shoqërojnë...

Vera nuk është vetëm koha e pushimeve, por edhe e rikthimit te vetja. Në këtë periudhë kur ditët janë më të gjata e ritmi...

Pas raportimit të Dukagjinit, 3 donatorë i dalin në ndihmë...

Gjendjes së rënduar të familjes Krasniqi në Llukar e për të cilën raportoi ditë më parë Dukagjini, i kanë dal në ndihmë disa qytetarë...

Të fundit nga rubrika