Gazetari britanik, Vaughan Smith shpallet ‘Qytetar nderi’ nga Komuna e Prishtinës

Gazetari britanik, Vaughan Smith, është shpallur 'Qyetar nderi' nga kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, për raportimin e tij, gjatë luftës në Kosovë. Smith e ka cilësuar masakrën e Prekazit si ngjarjen kyçe, për t'i bindur forcat ndërkombëtare të ndërveprojnë në Kosovë

Vaughan Smith, gazetari britanik që u shpall 'Qytetar nderi' nga kryetari i Prishtinës, Përparim Rama

Vaughan Smith, gazetar britanik, i cili ka raportuar gjatë luftës në Kosovë, është shpallur ‘Qytetar nderi’ nga kryetari i Prishtinës, Përparim Rama.

Ky çmim është ndarë në 23-vjetorin e çlirimit të Prishtinës.

Smith ka raportuar për krimet e regjimit serb në Kosovë, gjatë viteve 1998-1999.

Vaughan Smith ka cilësuar masakrën e Prekazit si ngjarjen kyçe, për t’i bindur forcat ndërkombëtare të ndërveprojnë në Kosovë.

“Prekazi ishte jashtëzakonisht i rëndësishëm sepse bëri dy gjëra. Së pari e solli diasporën në Kosovë për shkak të pamjeve të rënda. Gjithashtu edhe politikbërësit ndërkombëtarë si Madeleine Albright dhe Tony Blair erdhën në përfundim, se diçka duhet bërë”, ka thënë Smith.

 

Shija e redaktorit

Vetëm në muajin shkurt mërgata ka dërguar 87.9 milionë euro

Banka Qendrore e Republikës së Kosovës, sipas kalendarit të publikimeve, ka prezantuar statistikat për institucionet e tjera financiare për muajin shkurt 2024, të remitancave...

Ndahen 8 milionë euro për 11 komuna

Ministri i Administrimit dhe Pushtetit Lokal(MAPL), Elbert Krasniqi, ka njoftuar se janë ndarë 8 milionë euro në 11 Komuna. Ministri Krasniqi, bashkë me kryetarët e...

Kosova një hap më afër anëtarësimit në Këshill të Evropës

Komiteti për Politikë dhe Demokraci i Këshillit të Evropës ka miratuar raportin e raportueses për Kosovën, Dora Bakoyannis, ku rekomandohet që shteti ka përmbushur...

Të fundit nga rubrika