Gazetari i BBC-së, George Alagiah vdes në moshën 67-vjeçare

George Alagiah, gazetari i BBC-së, ka ndërruar jetë në moshën 67-vjeçare, nëntë vjet pasi u diagnostikua me kancer

Nëntë vjet pasi u diagnostikua me kancer ka ndërruar jetë sot gazetari i BBC-së, George Alagiah në moshën 67-vjeçare.

Përmes një deklarate agjentja e tij tha se gazetari Alagiah ka ndërruar jetë i qetë dhe i rrethuar nga familja dhe nga të dashurit e tij.

Alagiah ka prezantuar lajmet e BBC-së gjatë 20 viteve të fundit dhe para kësaj  ishte një korrespondent i huaj i vlerësuar me çmime, duke raportuar nga vende si Ruanda e Iraku.

Lidhur me sëmundjen e tij, kancerin, ai u diagnostifikua me kancer të fazës së katërt në vitin 2014 gjersa zbuloi në tetor të vitit 2022 se sëmundja i ishte përhapur.

Gjatë homazheve, agjentja e tij u shpreh se “George ishte shumë i dashur nga të gjithë ata që e njihnin, si mik, koleg apo si një anëtar i publikut”.

“Ai thjesht ishte një njeri i mrekullueshëm. Mendimet e mia janë me bashkëshorten, djemtë dhe familjen e tij më të gjerë”, ka thënë agjentja e tij.

Derisa drejtori i përgjithshëm i BBC-së, Tim Davie ka thënë se “Nëpër BBC, të gjithë jemi jashtëzakonisht të trishtuar kur dëgjuam lajmet për George. Ne po mendojmë për familjen e tij në këtë kohë”.

“Ai ishte më shumë se një gazetar i shquar, audienca mund të ndiente mirësinë, ndjeshmërinë dhe humanizmin e tij të mrekullueshëm. Të gjithë e kanë dashur dhe do të na mungojë pa masë”, ka thënë Davie, raporton BBC.

Shija e redaktorit

111 vjet që nga shpallja e pavarësisë së Shqipërisë

Sot 111 vjet më parë në Vlorë, përfaqësues të Vilajeteve shqiptare e shpallën pavarësinë e shtetit shqiptar. Kuvendi Kombëtar i Vlorës mbledhjen e tij të...

Presidentja Osmani udhëton për në Tiranë, merr pjesë në Samitin...

Presidentja e Kosovës, me ftesë të kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, ka udhëtuar për në Tiranë ku do të marrë pjesë në Samitin III...

“Revolta shqiptare ndaj osmanëve”, botimi i “The Spectator” më 1880...

Në një artikull të publikuar në revistën britanike, “The Spectator”, më 15 maj 1880, rrëfehet historia e një revolte shqiptare dhe shfaq vështirësinë që...

Të fundit nga rubrika