Gazetari i drejtohet Bardhit për ngjarjet e fundit: Skenar për të shitur koncertet verës

Gazetari i njohur në Shqipëri, Ronaldo Sharka, e ka sulmuar Bardhin duke e quajtur situatën e tij me Sarën si skenar

Të ftuar në “Fun Club” gazetari, Ronaldo Sharka e ka sulmuar Bardhin duke e quajtur situatën mes tij e Sarës dhe menaxherit të Bardhit, si një skenar i qëllimshëm.

Por, lojën e Bardhit, Sharka e krahasoi me lojën e ish-konkurentit të BBV2, Luizit.

“Unë nuk mendoj që Bardhi ka qenë një lojtar i dobët i shtëpisë. Unë Bardhin në këtë edicion e kam parë si një Luizinjo të Big Brother 3 duke ndjekur të gjitha strategjitë të mirëmenduara nga Bardhi.”

Poashtu, krahasim me fenomenin e vitit të kaluar, i dha edhe me deklaratën që kishte dhënë Bardhi duke e quajtur Sarën “Je nëna e fëmijëve të mi”.

“Lyerja e flokëve, gjetja e një partnereje shumë shpejt dhe një deklaratë që jashtë duhet vite dhe muaj për ta thënë siç i the ti Sarës ‘je nëna e fëmijëve të mi’. Unë mendoj që ti Bardhi e nxore Sarën nga shtëpia duke mos e ndaluar që të futet në banjo”, u shpreh ai.

Sharka e pyeti  Bardhin se a mund të jetë një skenar mes tij Sarës dhe Jetmirit për të shitur koncertet gjatë verës dhe klipet.

Por sipas Bardhit Jo. “Jo, nuk e shpjegova pse nuk kam folur me Jetmirin, jam shumë mirënjohës për çfarë ka bërë me mua. Sarën nuk e kam ndaluar sepse ishim në një lojë, ajo donte me dëshirë dhe më ka thënë edhe më herët që do e fusë në banjo,” tha Bardhi.

Megjithëse Sharka e quan prapë një skenar të mirëfilltë showbizz-i.

Shija e redaktorit

Dorëzimi i donacionit PET-CT, Osmani takon sekretaren e organizatës Alwaleed...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka uruar mirëseardhje në Republikën e Kosovës, Princeshës Lamia Bint Majed Saud Alsaud, Sekretare e Përgjithshme e Alwaleed...

Zgjidhet ushtari më i mirë për vitin 2024

Këtë të premte është mbajtur ceremonia përmbyllëse e garës ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2024”, në Kazermën “Skënderbeu” në Komunën e Ferizajt. Tashmë janë shpallur...

Për tre muaj diaspora dërgoi mbi 284 milionë euro në...

Banka Qendrore të Kosovës (BQK) ka prezantuar të dhënat e fundit lidhur me dërgesat e mërgatës dhe të dhëna të tjera financiare për muajin...

Të fundit nga rubrika