Gazetari i RTV Dukagjinit, Dardan Idrizi shpallet fitues i çmimit “Storja më e mirë nga sporti”

Dardan Idrizi, gazetar në RTV Dukagjini, është shpallur fitues i çmimit "Storja më e mirë nga sporti" nga Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës

Dardan Idrizi

Në ditën e shënimit të 20 vjetorit të themelimit të Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës (AGK), kjo organizatë ka mbajtur një event, në të cilin janë ndarë çmimet vjetore të Gazetarisë.

Çmimin për video storjen më të mirë të sportit e ka fituar gazetari i RTV Dukagjini, Dardan Idrizi.

Idrizi ka realizuar një storje motivuese në qytetin e Mitrovicës, me dy tifozë që përkundër vështirësive, asnjëherë nuk i humbin ndeshjet e skuadrës së Trepçës në basketboll.

Në storjen e realizuar të intervistuarit flasin edhe për vështirësitë që kanë kaluar në rrugëtimin e tyre.

“Për mu ky çmim është i veçantë për shumë arsye, fillimisht për shkak se kjo është përvoja ime e parë në Televizion, është muaji i parë në Televizion për mu si gazetar dhe çmimi i parë. Po besoj që nuk ka më mirë”, është shprehur ai, pas marrjes së çmimit.

Dardan Idrizi në ceremoninë e marrjes së çmimit

Ai ka thënë se në jetë e ka pasur gjithmonë një parim që të gjithë kanë lindur të barabartë dhe duhet të trajtohen gjithmonë të tillë.

“Me dy persona me nevoja të veçanta jam taku në Mitrovicë, domethënë janë dy tifozë të Trepçës, të cilët përkundër problemeve që i kanë në jetë nuk janë dorëzuar dhe janë tifozë të Trepçës që shumë vite”, është shprehur ai.

Po ashtu, ai i ka falënderuar kolegët, të cilët ia kanë propozuar këtë temë, pastaj familjarët shokët dhe vëllaun e tij, Seferin për përkrahjen morale.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika