Gazetari Mehmetaj mohon se do të jetë pjesë e ndonjë partie politike
“Unë nuk jam pjesë e kurrfarë planesh për ndonjë parti të re, as për anëtarësim në ndonjë parti të vjetër e as nuk e kam në plan të merrem me politikë”. Kështu ka bërë të ditur gazetari Lirim Mehmetaj, në rrjetin e tij social Facebook, pas raportimeve se mund të jetë pjesë e një partie […]
“Unë nuk jam pjesë e kurrfarë planesh për ndonjë parti të re, as për anëtarësim në ndonjë parti të vjetër e as nuk e kam në plan të merrem me politikë”.
Kështu ka bërë të ditur gazetari Lirim Mehmetaj, në rrjetin e tij social Facebook, pas raportimeve se mund të jetë pjesë e një partie bashkë me Gent Cakën.
“Për më tepër, e përçmoj shumë si zeje”, ka deklaruar Mehmetaj.
“Ma çuan shumë veta një video të kolegut Berat Buzhala, se si kinse po u planifikohet të themelohet një parti e re politike që prihet nga ish-ministri i Punëve të Jashtme të Shqipërisë, Gent Cakaj, dhe unë qenkam pjesë e kësaj partie në bërje. Meqë edhe jemi kolegë me Beratin do të ishte e udhës të kontaktohesha para se të përmendem publikisht aty në video”, ka shtuar ai.
Më tej, Mehmetaj ka thënë se përmendja e emrit të tij si opsion për të qenë pjesë e ndonjë partie i bën dëm atij.
“Berati ka mundur të mos e ketë qëllimin aty, por përmendje ime në këso far lloj videoje ka për rezultat krijimin e paragjykimeve për komentet e mia publike dhe provon t’i diskreditojë analizat e mia në televizion, statuset që i shkruaj këtu e informacionet të cilat i jap”, ka shkruar ai.
“Kjo lloj përmendje po ashtu është një armë shtesë tek propaganduesit e Vetëvendosjes që sa herë të thuhet diçka, të kenë një derë ku mund të përbirojnë fjali të tipit “e ka për qëllime politike. Jo se i besojnë ata Beratit, se ndryshe do ia merrnin parasysh komentet e tij për ta, por pse mos të shfrytëzohet si mundësi”, ka shtuar ai.
Tutje, ai ka përfunduar duke thënë se ai do ta vazhdojë karrierën e tij në “Albanian Post” si gazetar.















