Gazetari nga Londra: Britania e Madhe nuk e ka ndërmend t’ia kthejë Kosovës shpinën

Gazetari, Daut Dauti ka thënë se Kosova është themeli i sigurisë në Ballkan dhe se Britania e Madhe nuk e ka ndërmend të ia kthejë Kosovës shpinën asnjëherë në asnjë rast

Gazetari nga Londra, Daut Dauti

Gazetari Daut Dauti, lidhur me pjesëmarrjen e kryeministrit të vendit, Albin Kurti, në panelin e diskutimit të Institutit “Chatham House”, ka thënë se Kosova është themeli i sigurisë në Ballkan dhe se Britania e Madhe nuk e ka ndërmend t’ia kthejë Kosovës shpinën asnjëherë në asnjë rast.

Kështu është shprehur gazetari Dauti nga Londra për emisionin ‘Five’ në RTV Dukagjini.

Ai ka thënë se rëndësia e konferencave të tilla nga Instituti “Chatham House” i shërbejnë qeverisë britanike, dhe në bazë të rezultateve të arritura, shumë qeveri mund të këshillohen.

“Chatham House” është institut që mbledh mendimet e ekspertëve dhe të cilat i përpunon në mënyrë shkencore. Tema e diskutimit ku merr pjesë edhe kryeministri Kurti do të jetë tema e sigurisë. Rëndësia e kësaj konference iu shërben qeverisë britanike, ku instituti Chatham House merret me studimet e politikave të jashtme, dhe në bazë rezultateve, shumë qeveri mund të këshillohen. Britania e Madhe ka bërë me dije shumë herë se Kosova qëndron në agjendën e saj të politikës së jashtme. Dhe Kosova është themeli i sigurisë në ballkan. Dhe kjo politikë do të orientohet në mbrojtje të sigurisë, statusit dhe ekonomisë së Kosovës. Nëse çrregullohet sistemi i sigurisë së Kosovës dhe natyrisht çrregullohet i tërë Ballkani. Dhe kjo një fat i mirë dhe një politikë e tillë po vazhdon dhe Britania e Madhe nuk e ka ndërmend t’ia kthejë Kosovës shpinën”, është shprehur Dauti.

Sa i përket mbështetjes së Britanisë së Madhe, Dauti është shprehur se “Kosova është partneri kryesor i Britanisë së Madhe. Këtë e bëri me dije edhe Lordi David Cameron me vizitën e tij para një muaji në Kosovë. Ai e zgjodhi vetëm Kosovën dhe në mënyrën simbolike tregoi se Kosova është baza dhe qendra e sigurisë në rajonin e Ballkanit.”

Ndryshe, kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka udhëtuar për në Mbretëri të Bashkuar, ku do të marrë pjesë në panelin e diskutimit mbi sfidat e sigurisë me të cilat ballafaqohet Ballkani Perëndimor, të organizuar nga Instituti i Politikave “Chatham House’’. Ky panel moderohet nga folësit si redaktore e Mbrojtjes “The Telegraph”, Danielle Sheridan, Andi Hoxhaj, pedagog i Drejtësisë dhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

 

Shija e redaktorit

“Dukagjini” dhe “Pearson” organizojnë konferencë për mësimdhënësit e anglishtes

Shtëpia Botuese “Dukagjini”, në bashkëpunim me Pearson, organizoi sot në Prishtinë konferencën “Together We Rise”, një nga ngjarjet më të rëndësishme profesionale për mësimdhënësit...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” me shumë aktivitete për fëmijët më 1...

Prindër e fëmijë u bënë bashkë në një vend. Për 1 qershorin, Ditën Botërore të Fëmijëve, Shtëpia Botuese Dukagjini i mblodhi në sheshin “Zahir Pajaziti”...

Hapet sezoni turistik në Shëngjin, sporte ujore dhe parashuta spektakolare...

Sezoni turistik në Shëngjin është hapur zyrtarisht me një ceremoni festive që mblodhi pushues, qytetarë dhe vizitorë të shumtë në bregdetin e njohur të...

Të fundit nga rubrika