Gazetari Salihu: Kjo plagë u shkaktua nga serbët e kriminalizuar me urdhër të ish-deputetit serb në Kuvendin e Kosovës, Sllavko Simiç edhe miratimin e KFOR-it hungarez

Gazetari Pleurat Salihu ka rrëfyer se ai dhe kolegët e tij janë sulmuar me urdhër të ish-kryetarit të Leposaviqit dhe ish-deputetit serb në Kuvendin e Kosovës, Sllavko Simiç, dhe me miratimin e KFOR-it hungarez. Salihu ka kërkuar nga qeveria të angazhojë një Njësi Speciale për të siguruar gazetarët gjatë raportimit në zonën e Leposaviqit

Gazetari Pleurat Salihu ka rrëfyer detaje duke thënë se ai edhe kolegët e tij gazetarë më datën 16. qershor janë sulmuar me urdhër i ish-kryetarit të Leposaviqit dhe ish-deputetit serb në Kuvendin e Kosovës, Sllavko Simiç, dhe me miratimin e KFOR-it hungarez.

Slihu ka kërkuar nga qeveria që t’i angazhojë një Njësi Speciale për të ofruar siguri gazetarëve, pas sulmit ndaj tij dhe 8 gazetarëve të tjerë nga grupe serbësh gjatë raportimit në Leposaviq.

“Kjo plagë u shkaktua nga serbët e kriminalizuar me urdhër të ish-kryetarit të Leposaviqit dhe ish-deputetit serb në Kuvendin e Kosovës, Sllavko Simiç, me fjalë (udri na medie) shqip (mëshon në media) dhe miratimin e KFOR-it hungarez”, ka thënë ai.

“Ky është Sllavko Simiç, (me kapele të zezë) i cili iu dha urdhër grupeve kriminale serbe, dje kur u sulmuanë gazetarët e kameramanët në Leposaviq, ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës. Kërkoj falje ndaj Dalibor Jevtiqit, që ia kam ngatërruar emrin, po ashtu edhe Policisë së Kosovës nëse i kam vënë në lajthitje. Pa dashje kam gabuar, ndoshta presioni e ka bë të vetën. Më falni qytetarë”, ka thënë Salihu.

Salihu e ka  falënderuar Njësinë Speciale të Kosovës për shpëtimin e tij dhe kërkon nga qeveria të ofrojë siguri për gazetarët gjatë kohës së raportimit, edhe mos t’i lënë në dorën e KFOR-it.

“Po mos të ishte Njësia Speciale e Kosovës, ne sot, do të ishim të vdekur (faleminderit Zotit një dhe Njësisë Speciale) Qeveria e as ministri për mua nuk kanë faj, por kêrkoj nga kryeministri Albin Kurti të mos na lë ma në dorë të KFOR-it, por të na e sigurojë një grup të njësisë Speciale që të jemi të sigurtë gjatë raportimit, unë vetëm Policisë tonë ju besoj dhe nëse arrihet kjo nga kryeministri. Jam i gatshëm qysh nesër të shkojë”, ka përfunduar ai.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika