Gazetarja Zhegrova: Në Prishtinë mbi 219 mijë qytetarë me të drejtë vote, Filologjiku qendra më e madhe e votimit

Gazetarja Arianitë Zhegrova, në edicionin special të RTV Dukagjinit nga kryeqyteti, përkatësisht nga qendra më e madhe e votimit në Fakultetin e Filologjisë, ka bërë të ditur se materialet zgjedhore kanë arritur në vendvotim, por ende nuk kanë nisur përgatitjet finale për hapjen e qendrës, ndonëse kanë mbetur vetëm rreth 15 minuta deri në fillimin e procesit të votimit.

“Fakulteti i Filologjisë është qendra më e madhe e votimit, ku janë të regjistruar rreth 1,900 votues. Ndërkohë, në Komunën e Prishtinës janë mbi 219 mijë qytetarë me të drejtë vote, prej të cilëve rreth 11 mijë janë votues të regjistruar jashtë Prishtinës”.

“Mbetet të shihet nëse ata do ta shfrytëzojnë të drejtën e tyre të votës në këto zgjedhje të parakohshme të 7 qershorit”, ka thënë Zhegrova.

Shija e redaktorit

“Dukagjini” dhe “Pearson” organizojnë konferencë për mësimdhënësit e anglishtes

Shtëpia Botuese “Dukagjini”, në bashkëpunim me Pearson, organizoi sot në Prishtinë konferencën “Together We Rise”, një nga ngjarjet më të rëndësishme profesionale për mësimdhënësit...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” me shumë aktivitete për fëmijët më 1...

Prindër e fëmijë u bënë bashkë në një vend. Për 1 qershorin, Ditën Botërore të Fëmijëve, Shtëpia Botuese Dukagjini i mblodhi në sheshin “Zahir Pajaziti”...

Hapet sezoni turistik në Shëngjin, sporte ujore dhe parashuta spektakolare...

Sezoni turistik në Shëngjin është hapur zyrtarisht me një ceremoni festive që mblodhi pushues, qytetarë dhe vizitorë të shumtë në bregdetin e njohur të...

Të fundit nga rubrika