Gazmend Hoxha merr zyrtarisht detyrën si drejtor i përgjithshëm i Policisë

Këtë të hënë, në ambientet e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Kosovës, u organizua ceremonia zyrtare e marrjes së detyrës nga drejtori i ri i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Kolonel Gazmend Hoxha.

Detyrën atij ia dorëzoi ushtruesi i detyrës së drejtorit të Përgjithshëm, Kolonel Fehmi Hoti.

“Të pranishëm në ceremoni të pranim-dorëzimit ishin stafi i lartë menaxhues, si dhe ushtruesi i detyrës së drejtorit të Përgjithshëm Kolonel Fehmi Hoti, i cili ia dorëzoi zyrtarisht detyrën z.Hoxha, duke i uruar shumë suksese në detyrën e drejtorit të Përgjithshëm, si dhe duke i ofruar përkrahje dhe bashkëpunim të ndërsjellë”, thuhet në njoftim.

May be an image of 8 people, people standing and outdoors

Emërimi i drejtorit të ri është bërë 6 muaj pas dorëheqjes së Samedin Mehmetit nga pozita e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Kosovës.

Për këto 6 muaj, Policia e Kosovës kishte funksionuar me ushtrues detyre të drejtorit të përgjithshëm.

Mehmeti kishte dhënë dorëheqje pas rastit të dhunimit të 11-vjeçare nga disa persona.

Shija e redaktorit

Komisionerja Kos: S’mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën

Komisionerja për Zgjerim e Bashkimi Europian, Marta Kos deklaroi se nuk mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën, duke e cilësuar vendin pjesë...

Kongresmeni amerikan Keith Self: Kosova aleate më besnike e SHBA-së

Kongresisti amerikan Keith Self e ka cilësuar Kosovën si një nga partnerët më të afërt dhe më besnikë të Shteteve të Bashkuara në Evropë. “Unë...

Manga Month – në Librarinë Dukagjini

Gjatë muajit maj, Libraria Dukagjini po shndërrohet në një pikë takimi për dashamirësit e kulturës japoneze përmes iniciativës “Manga Month”, e realizuar në bashkëpunim...

Të fundit nga rubrika