Gazprom pezullon furnizmin me gaz në Letoni

Kompania energjetike ruse Gazprom ka thënë se ka pezulluar furnizimet me gaz për Letoninë duke akuzuar për shkelje të kushteve të blerjes

Kompania energjetike ruse "Gazprom"

Kompania energjetike ruse Gazprom ka thënë se ka pezulluar furnizimet me gaz në Letoni, i cili është vendi i fundit i Bashkimit Evropian që ka përjetuar një veprim të tillë mes tensioneve mbi Ukrainën. Në të njëjtën kohë, Gazprom ka akuzuar Letoninë për shkelje të kushteve të blerjes, por nuk ka dhënë detaje për shkeljen e supozuar.

Letonia mbështetet në Rusinë për importet e gazit natyror, por gazi përbën vetëm 26% të konsumit të saj të energjisë.

Shtetet e BE-së akuzojnë Rusinë për armatim të eksporteve të gazit si hakmarrje për sanksionet e gjera perëndimore të vendosura për pushtimin e saj në Ukrainë.

A mund të përballojë ndaljen e furnizimit me naftën dhe gazin rus?

NATO ka forcuar forcat në Letoni, Estoni dhe Lituani, pasi rajoni është parë prej kohësh si një pikë e mundshme përplasjeje me Rusinë. Rusët etnikë vazhdojnë të formojnë pakica të mëdha në shtetet baltike. Këto shtete dikur ishin pjesë e Bashkimit Sovjetik dhe tani planifikojnë të ndalojnë importin e gazit rus vitin e ardhshëm, raporton BBC.

Të mërkurën e 27 korrikut, kompania energjetike Gazprom ka shkurtuar ndjeshëm dërgesat e gazit në Evropë përmes tubacionit “Rrjedha Veriore” duke përfshirë rreth 20% të kapacitetit të tij.

BE-ja refuzon kërkesën e Rusisë që vendet anëtare të paguajnë për gazin e Gazpromit në rubla, jo në euro dhe thotë se nuk ka asnjë kusht kontraktual për pagesat me rubla.

Të enjten, kompania letoneze e gazit Latvijas Gaze ka shtuar se po blinte gazin rus, por po paguante në euro.

Që nga pushtimi i Ukrainës nga Rusia në shkurt të vitit 2022 dhe shtrëngimi i sanksioneve perëndimore, Gazprom ka pezulluar dërgesat e gazit në Bullgari, Finlandë, Poloni, Danimarkë dhe Holandë për shkak të mospagesës në rubla.

BE-ja tani po përpiqet të rrisë importet e gazit nga gjetkë, duke përfshirë gazin natyror të lëngshëm (LNG) nga Norvegjia, Katari dhe SHBA.

 

Njoftimi i fundit i Gazprom për Simson është “një hap i motivuar poilitikisht”

Shija e redaktorit

”Lufta e UÇK-së ishte një pelegrinazh”- Ish-komandant “Remi”: Në UÇK...

Rrustem Mustafa, ish-komandanti i UÇK-së për Zonën Operative të Llapit, është pyetur për Albin Kurtin nëse është veteran i UÇK-së, pasi ai e ka...

Ali Ahmeti: Dëshmia e James Rubin çmontoi propagandën kundër UÇK-së

Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, ka reaguar pas dëshmisë së dhënë nga James Rubin në gjykimin ndaj ish-krerëve të Ushtrisë...

“Me zemër e mendje jam atje Komandant!”: Edi Rama përkrah...

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka dalë me videopërkrahje të protestës kundër Gjykatës Speciale që po zhvillohet në Hagë, nga shqiptarë anekënd botës. Rama shkroi...

Të fundit nga rubrika