Gecaj: Qeveria bëri hap të gabuar që s’u koordinua me Amerikën për çështjen e veriut

Ish-ushtaraku Hysen Gecaj e ka kritikuar Qeverinë e Kosovës për mungesë koordinimi dhe përdorim të forcës në komunat veriore e cila sipas tij nuk është zgjidhje

Hysen Gecaj, ish-ushtarak

Ish-ushtaraku Hysen Gecaj i ka vlerësuar të gabuara veprimet e Qeverisë së Kosovës në katër komunat e veriut pa u koordinuar me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ai në “Five” tha se Qeveria e Kosovës është dashur ta fitojë besimin e serbëve lokalë dhe jo të veprojë me forcë, sepse sipas tij, në veri duhet zgjidhje politike e jo përmes forcës.

“Hap i gabuar ka qenë moskoordinimi me amerikanët dhe mosmbështetja e sugjerimeve të tyre që ata kryetarë t’i kryejnë detyrat në objekte që do dukeshin më pak provokativ, që të fitohet besimi i popullatës… dëshira politike që duket se pushteti është i vendosur e po bën diçka të fortë, dërgoi policë për t’i ruajtur kryetarët, pastaj pasoi diçka më e keqe, pastaj vjen KFOR-i e ta ruan Njësinë Speciale. Këto gabime në fakt një tentativë të mëhershme të të fitohet besimi te serbët e Kosovës, e ka kthyer jo në pikën zero, por edhe më mbrapa”, tha ai.

Gecaj tha se edhe serbët lokalë janë lodhur me tensionet e krijuara në veri të vendit, derisa shtoi se Qeveria fillimisht është dashur të përpiqet të gjejë zgjidhje politike në mënyrë që serbët e veriut të kthehen nga Kosova e të mos ndikohen nga Serbia.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika