Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Fatos Geci, ka shkaktuar reagime gjatë seancës parlamentare me deklaratat e tij lidhur me ish-presidentin Hashim Thaçi, duke e lidhur fatin e tij me dënimin e fundit për rastin e vrasjes së Liridona Ademajt.
Geci, duke përshëndetur vendimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë për dënimin e Naim Murselit, tha se një përfundim i ngjashëm e pret edhe Thaçin, i cili aktualisht po përballet me akuza për krime lufte në Dhomat e Specializuara.
“Sot dua të përshëndes vendimin e Gjykatës për burgim të përjetshëm ndaj Naim Murselit. Dhe ju që shpresoni se lideri juaj suprem do të lirohet, do ta përcjellë i njëjti fat”, ka thënë Geci.
Deklarata e tij erdhi si kundërpërgjigje ndaj deputetit të Partisë Demokratike të Kosovës, Arian Tahiri, i cili kishte thënë më herët gjatë seancës se deputetët e pushtetit “kanë nisur të dridhen” nga mundësia e kthimit të Thaçit.
Pas kësaj gjuhe, kryeparlamentarja Albulena Haxhiu ndërhyri duke i tërhequr vërejtjen Gecit për mënyrën e të shprehurit në sallën plenare