Geci: “Zajednicën”e ka sjellë Hashim Thaçi, jo Albin Kurti

Ish-deputeti, Gani Geci, ka komentuar situatën aktuale të politikës dhe ka deklaruar se “Zajednica” ka ardhur nga ish-presidenti Hashim Thaçi e jo nga kryeministri aktual, Albin Kurti.

Geci ka theksuar se Asociacioni i komunave me shumicë serbe është marrëveshje ligjërisht e obliguar, por që në Kuvendin e Kosovës nuk e votojnë shfuqizimin e saj pavarësisht situatës politike dhe “zërave” për të.

“Du me hy në situatën politike, kur në vitin 2013 Hashim Thaçi e ka pruar Zajednicën. Askush nuk mundet me thanë që e ka pru Zajednicën Albin Kurti. Nuk e ka pru, është ratifiku marrëveshja për Asociacionin në 2/3 e Kuvendit në vitin 2013. Është marrëveshje valide, ligjërisht e obliguar. Nuk e bëjnë shfuqizimin e saj”,  ka deklaruar Geci.

 

 

Shija e redaktorit

Komisionerja Kos: S’mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën

Komisionerja për Zgjerim e Bashkimi Europian, Marta Kos deklaroi se nuk mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën, duke e cilësuar vendin pjesë...

Kongresmeni amerikan Keith Self: Kosova aleate më besnike e SHBA-së

Kongresisti amerikan Keith Self e ka cilësuar Kosovën si një nga partnerët më të afërt dhe më besnikë të Shteteve të Bashkuara në Evropë. “Unë...

Manga Month – në Librarinë Dukagjini

Gjatë muajit maj, Libraria Dukagjini po shndërrohet në një pikë takimi për dashamirësit e kulturës japoneze përmes iniciativës “Manga Month”, e realizuar në bashkëpunim...

Të fundit nga rubrika