Genc Prelvukaj zgjidhet anëtar i kryesisë së re të PDK-së

Genc Prelvukaj është zgjedhur njëri prej anëtarëve të ri kryesisë së re të Partisë Demokratike të Kosovës

Anëtar i kryesisë së re qendrore të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) është zgjedhur Genc Prelvukaj.

Këtë lajm e ka konfirmuar vetë Prelvukaj përmes një postimi në Facebook, ku ka thënë se me propozim të kryetarit të PDK-së, Memli Krasniqi, është zgjedhur anëtar i kryesisë së re të partisë.

“Pak minuta më parë, me propozim të kryetarit Krasniqi dhe me miratim të këshillit drejtues, jam zgjedhur anëtar i kryesisë qendrore të Partisë Demokratike të Kosovës. Me këtë rast, ju ftoj të rreshtoheni me PDK-në për t’i dhënë sa më shumë shpirt betejave politike, të cilat janë para nesh!”, ka shkruar Prelvukaj në Facebook.

Këngëtari i njohur Prelvukaj edhe më herët ka qenë pjesë e subjektit politik.

PDK-ja voton kryesinë e re

Këshilli Drejtues i PDK-së ka mbajtur këtë të enjte mbledhjen e radhës me ftesë të kryetarit të kësaj partie, Memli Krasniqi, në të cilën, është diskutuar për zhvillimet e fundit politike në vend dhe ato brenda partiake.

Përmes komunikatës për media, bëhet e ditur se në kuadër të vendimit të fundit të Këshillit Drejtues për fillimin e organizimit për zgjedhjet e përgjithshme për Kuvendin e Kosovës, PDK ka vazhduar mobilizimin e tërë potencialit të saj në të gjitha nivelet e organizimit partiak.

Ndërsa, Bedri Hamza do të jetë kandidat i PDK-së për kryeministër të Republikës së Kosovës.

Hamza aktualisht është kryetar i komunës së Mitrovicës së Jugut.

Mandati katërvjeçar i Qeverisë aktuale të udhëhequr nga Albin Kurti përfundon marsin e ardhshëm.

Lista e plotë e Kryesisë së re të PDK-së:

  • Memli Krasniqi, Kryetar
  • Vlora Çitaku, Sekretare e Përgjithshme
  • Bedri Hamza, Nënkryetar
  • Uran Ismaili, Nënkryetar
  • Agim Aliu, Nënkryetar
  • Shaqir Totaj, Nënkryetar
  • Besianë Musmurati, Nënkryetare
  • Mimoza Ahmetaj, Nënkryetare
  • Bajrush Xhemaili, Sekretar për Politika Programore
  • Abelard Tahiri, Sekretar për Organizim dhe Zgjedhje
  • Bernard Nikaj, Sekretar për Marrëdhenie Ndërkombëtare
  • Betim Gjoshi, Sekretar për Anëtarësi dhe Financa
  • Enver Hoxhaj
  • Rrahman Rama
  • Jakup Nura
  • Sokol Bashota
  • Evgjeni Thaçi – Dragusha
  • Nexhat Demaku
  • Besa Kabashi – Ramaj
  • Zenun Pajaziti
  • Valdete Idrizi
  • Elmi Reçica
  • Mërgim Lushtaku
  • Ferat Shala
  • Fehmi Mujota
  • Petrit Hajdari
  • Eliza Hoxha
  • Ganimete Musliu
  • Blerta Deliu – Kodra
  • Ariana Musliu – Shoshi
  • Floretë Zejnullahu
  • Blerand Stavileci
  • Luljeta Veselaj – Gutaj
  • Muhamet Haliti
  • Kujtim Gashi
  • Safete Hadërgjonaj
  • Genc Prelvukaj
  • Kurtan Kajtazi
  • Bekim Azizi
  • Përparim Gruda
  • Arben Mustafa
  • Aurora Osmani – Buca
  • Arbnora Salihu, Kryetare e RDK
  • Adri Nurellari, Drejtor i Institutit për Studime dhe Analiza
  • Naim Ismajli, Drejtor Ekzekutiv i PDK-së

Shija e redaktorit

Dorëzimi i donacionit PET-CT, Osmani takon sekretaren e organizatës Alwaleed...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka uruar mirëseardhje në Republikën e Kosovës, Princeshës Lamia Bint Majed Saud Alsaud, Sekretare e Përgjithshme e Alwaleed...

Zgjidhet ushtari më i mirë për vitin 2024

Këtë të premte është mbajtur ceremonia përmbyllëse e garës ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2024”, në Kazermën “Skënderbeu” në Komunën e Ferizajt. Tashmë janë shpallur...

Për tre muaj diaspora dërgoi mbi 284 milionë euro në...

Banka Qendrore të Kosovës (BQK) ka prezantuar të dhënat e fundit lidhur me dërgesat e mërgatës dhe të dhëna të tjera financiare për muajin...

Të fundit nga rubrika