General Gramaphone me një stil të veçantë përformon në Radio Dukagjini
Në kuadër të emisionit “Super Trend” me Drilona Shalën sonte ishte i ftuar muzikanti Shpend Lleshi. E marta e muzikës live në studion e Radio Dukagjinit sonte solli një mysafir mjaft të veçantë, muzikantin Shpend Lleshi që njihet edhe me nofkën “General Gramaphone”. Lleshi bëri të ditur se gjatë kësaj kohe të netëve verore, më […]
Në kuadër të emisionit “Super Trend” me Drilona Shalën sonte ishte i ftuar muzikanti Shpend Lleshi.
E marta e muzikës live në studion e Radio Dukagjinit sonte solli një mysafir mjaft të veçantë, muzikantin Shpend Lleshi që njihet edhe me nofkën “General Gramaphone”.
Lleshi bëri të ditur se gjatë kësaj kohe të netëve verore, më shumë po përformon në Shqipëri, në vende të ndryshme, së bashku me kolegun e tij, Orest Gjoshin.
Teksa përformon edhe në Kosovë edhe në Shqipëri, Lleshi thekson se në Shqipëri ende janë në trend muzika Rock dhe Blues, kjo pasi ka edhe banorë e turistë më shumë se në Kosovë. Edhe publiku sipas tij, janë më aktivë në Shqipëri sesa në Kosovë.
Lleshi deklaroi se ka kaluar një kohë duke jetuar në Londër, mirëpo pas një kohe ka vendosur të rikthehet për të jetuar në Kosovë, duke zgjedhur te kthehet në Gjakovë, pasi e cilëson më të qetë se Prishtinën.















