Gentiana Azizi së shpejti me projekt të ri muzikor

Artistja Gentiana Azizi përformoi live në studion e Radio Dukagjinit.

“Super Trend” është një emision që ka në fokus artistët e rinj e shumë të talentuar që përformojnë live. Kësisoj, çdo të martë ka të ftuar artistë të talentuar të cilët përformojnë live në emision, si dhe promovojnë projektet e tyre.

Këtë javë e ftuar në “Super Trend” me Drilonën dhe Mirdonin ishte artistja Gentiana Azizi. Gentiana e cila ka përfunduar akademinë e arteve, tash është në përfundim të masterit.

Azizi ka bërë të ditur se këndon në mbrëmje muzikore, zakonisht mbrëmje akustike në Prishtinë. Ka shtuar se ka përformuar edhe në Gjilan, por zakonisht përformancat i ka në kryeqytet.

Ajo deri më tash ka katër këngë origjinale të saj, e një tjetër është afër publikimit. Ajo ka treguar se këtë këngë e ka punuar para një viti, mirëpo tani do ta publikojë shoqëruar me videoklip. Azizi ka treguar se këtë këngë sikur të gjitha këngët e saj, tekstin dhe muzikën e ka punuar vet.

Përpos përformimeve në mbrëmje muzikore, Azizi ka theksuar se është mësimdhënëse e pianos për fëmijë të moshave të ndryshme.

Për të ardhmen, Azizi mendon të fokusohet më shumë tek punimi i këngëve për të tjerët, megjithëse thekson se është një proces mjaft i vështirë krijimi i tekstit dhe melodisë.

Shija e redaktorit

Dorëzimi i donacionit PET-CT, Osmani takon sekretaren e organizatës Alwaleed...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka uruar mirëseardhje në Republikën e Kosovës, Princeshës Lamia Bint Majed Saud Alsaud, Sekretare e Përgjithshme e Alwaleed...

Zgjidhet ushtari më i mirë për vitin 2024

Këtë të premte është mbajtur ceremonia përmbyllëse e garës ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2024”, në Kazermën “Skënderbeu” në Komunën e Ferizajt. Tashmë janë shpallur...

Për tre muaj diaspora dërgoi mbi 284 milionë euro në...

Banka Qendrore të Kosovës (BQK) ka prezantuar të dhënat e fundit lidhur me dërgesat e mërgatës dhe të dhëna të tjera financiare për muajin...

Të fundit nga rubrika