George RR Martin u kishte bërë thirrje producentëve të Game of Thrones ta vazhdojnë serialin për “të paktën 10 sezone”

Krijuesi i universit të librave “Game of Thrones”, në një intervistë ka thënë se u kishte bërë thirrje producentëve të mos e përfundonin serialin me vetëm tetë sezone, por të paktën me 10

George RR Martin, autor i librave të Game of Thrones

George RR Martin ka zbuluar se kishte kërkuar nga producentët e serialit Game of Thrones, ta vazhdojnë atë për të paktën 10 sezone.

Kur producentët ekzekutivë David Benioff dhe DB Weiss vendosën ta përfundonin serialin pas tetë sezonave, duke pretenduar se dëshironin që kjo të bëhej para se ta kalonte kulmin e tij, Martin së bashku me HBO, u kishin kërkuar atyre ta vazhdonin ende serinë.

Në një intervistë të re me Wall Street Journal, novelisti 73-vjeçar tha se ai besonte se GoT duhej të zgjaste “të paktën 10 sezone” dhe ndoshta 12 ose 13.

“E humba atë,” tha ai.

Duke folur për kontributin e tij në dy sezonet e fundit të Game of Thrones, Martin tha: “Nuk kam pasur asnjë kontribut në sezonet e mëvonshme, përveçse, e dini, krijimin e botës, historisë dhe të gjithë personazheve”.

Daenerys Targarian dhe Jon Snow

“Unë besoj se kam më shumë ndikim tani [në House of the Dragon] sesa në shfaqjen origjinale”.

House of Dragon është vendosur qindra vjet para ngjarjeve të Game of Thrones dhe ndjek historinë e luftës civile të fisit Targaryen. Është një spin-off i serisë kryesore.

Përpara debutimit të House of the Dragon, Martin shkroi: “Unë i kam parë të 10 episodet tani dhe më pëlqen ajo që kam parë”.

“Ryan dhe Miguel [Sapochnik] kasti dhe ekipi i tyre i mrekullueshëm kanë bërë një punë të mrekullueshme. House of the Dragon, është gjithçka që shpresoja se do të ishte; i errët, i fuqishëm, shqetësues, mahnitës për t’u parë, i mbushur me karaktere komplekse dhe shumë njerëzore të sjellë në jetë nga disa aktorë vërtet të mahnitshëm”.

Shija e redaktorit

Nxënësit në Klinë e mirëpritën promovimin e 26 lektyrave nga...

Disa i kanë pasur në duar, e shumë prej tyre mezi presin t'i lexojnë lektyrat me personazhet e preferuara. ''Unë mendoj se pinokio është përrallë...

Kosova ndër shtetet themeluese të Bordit të Paqes, nënshkruan Osmani

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka nënshkruar në themelimin e Bordit të Paqes, iniciativë kjo e udhëhequr nga presidenti amerikan, Donald Trump. Osmani gjatë momentit...

Osmani ftohet nga Trump t’i bashkohet Bordit të Paqes

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka njoftuar se ka pranuar ftesën personale të Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, për të...

Të fundit nga rubrika