Gerard Piqué dhe Shakira drejt fundit të lidhjes së tyre romantike

Tashmë e sa kohë po flitet se futbollisti i njohur Pique dhe këngetarja e njohur Shakira janë në përfundim të lidhjes së tyre romantike

Dyshimet se Pique dhe Shakira jane drejt ndarjes

Gazetari Emilio Pered de Rozas në gazetën “El Periodico” ka publikuar një artikull me titullin “A e keni lexuar këngën e fundit të Shakirës?”. Ai në këtë artikull ofron disa hipoteza që sugjerojnë se marrëdhënia mes të çiftit nuk po kalon momentin më të mirë.

Sipas artikullit të gazetës “El Periodico”  marrëdhënia sentimentale, në çift mes Shakirës dhe Piqué po kalon një nga momentet e saj më të këqija që kur u takuan në vitin 2010.Gjithashtu duke e para se ata janë prindër të dy fëmijëve Milan dhe Sasha.

Gerard Piqué dhe Shakira bashkë me fëmijet

Të gjtha mediat sociale po ziejnë nga lajmi se Shakira dhe Pique po ndahen për shkak të tradhëtisë së këtij të fundit. Gjithçka nisi kur gazeta “Periodico” shkruante se futbollisti spanjoll prej disa javësh jeton i vetëm në shtëpinë e tij të vjetër. Zjarrit i hodhi më shumë benzinë revista amerikane “Mamarazzi’ e cila hodhi më shumë dritë mbi ndarjen e çiftit Shakira dhe Pique. “Po ndahen, sipas burimeve këngëtarja ka zbuluar tradhëtinë e bashkëshortit të saj shkruante revista”,sipas “Mamarazzi”

Një tjetër element që forcon thashethemet për ndarjen është se nga muaji mars e në vazhdim çifti nuk ka asnjë foto bashkë në rrjetet sociale. Në udhëtimin e saj të fundit në Ibiza, Shakira kishte me vete dy djemtë e saj Sasha dhe Milan, ndërsa Pique mungonte.

Megjithatë asgjë nuk është e konfirmuar nga vetë çifti dhe nuk ka asnjë reagim nga ata. Shakira dhe Gerard Pique duhet të përballen tashmë me thashethemet e ndarjes.

Shija e redaktorit

Presidentja Osmani nderohet me Çmimin e Evropës nga Fondacioni Pan-Europian

Fondacioni Fondacioni Pan-Evropian Richard Coudenhove-Kalergi i ka ndarë Presidentes së Kosovës Vjosa Osmani, çmimin e ‘Evropës’, për përkushtimin e saj ndaj raporteve me partnerët...

Nis ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë...

Ka filluar ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë së Kosovës. Sot diplomojnë 445 kadetë të Policisë së Kosovës. Kryeministri i Republikës së Kosovës,...

Policia konfirmon arrestimin e Akil Gjakovës

Policia e Kosovës, ka arrestuar xhudistin Akil Gjakova, si të dyshuar për veprën penale dhunë në familje. Lajmin për Portalin Dukagjini e ka konfirmuar zëdhënësi...

Të fundit nga rubrika