Gërmimet u ndaluan, s’gjenden mbetje mortore në Shtaval të Serbisë

Pas disa javësh gërmimi në kërkim të mbetjeve mortore të personave të zhdukur, në lokacionin e Shtavalit afër Sijenicës në territorin e Serbisë, janë ndërprerë punët nga pala serbe. Pas vendimit për ndërprerje të gërmimeve, ka reaguar Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur i Republikës së Kosovës, të cilët kanë thënë se autoritetet serbe nuk i kanë ndarë të gjitha informacionet që i ka kërkuar delegacioni kosovar

Gërmimet që nisën më 10 maj u ndaluan.

Në afërsi të Minierës në Shtaval, afër Sijenicës, në territorin e Serbisë nuk u gjetë asnjë mbetje mortore.

Është Komisioni Qeveritar për persona të zhdukur nga Kosova, të cilët kanë thënë se autoritetet serbe nuk i kanë ndarë të gjitha informacionet që i ka kërkuar delegacioni kosovar.

Ndërkohë në Shtaval ka qëndruar edhe antropologu mjekoligjor, Ditor Haliti.

Antropologu, Ditor Haliti

Edhe ai thotë se ekipës kosovare iu duhen të dhëna shtesë, për të pasur rezultat.

“Ne kemi pasur një  bashkëpunim korrekt e profesional me palën serbe dhe nuk kemi pasur ndonjë pengesë të madhe në punën tonë por ajo cka na duhet nga pala serbe në këtë rast është që të marrim të dhëna shtesë, ne jemi në dijeni që ka të dhëna shtesë dhe puna jonë varet krejt nga këto të dhëna” ka thënë antropologu Ditor Haliti.

Në ndëkohë, Haki Kosumi nga Shoqata për Hulumtimin e fatit të personave të të pagjeturve, ende po dyshon që në atë vokacion ka mbetje mortore.

“Për ne Shtavaku, ajo pjesë e Minierës aty është vend i dyshuar, nuk është qëlluar pika ku janë të fshehur trupat e më të dashurve tanë dhe në atë rrethinë ka, dhe jo vetëm aty por edhe në pjesë të tjera të Serbisë” është shprehur Kosumi.

Haki Kosumi nga Shoqata për Hulumtimin e fatit të personave të të pagjeturve

Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur ndër të tjera kanë thënë se po presi sigurimin e imazheve plotësuese satelitore për një periudhë më të gjerë kohore për lokacionin në fjalë, si një mundësi për të shënjuar më saktësisht lokacionin e varrezës masive.

Shija e redaktorit

75 vota pro, Parlamenti kalon me procedurë të përshpejtuar huanë...

Parlamenti i Shqipërisë miratoi mëngjesin e kësaj të hëne, me 75 vota pro, kalimin me procedurë të përshpejtuar të marrëveshjes së huasë ndërmjet Shqipërisë...

BookFest vazhdon rrugëtimin në Gjilan pas suksesit të jashtëzakonshëm në...

Pas një edicioni tejet të suksesshëm në Prishtinë, ku mijëra vizitorë krijuan një atmosferë të veçantë me diskutime frymëzuese, aktivitete të shumta dhe dashuri...

Anthony Joshua rikthehet në ring, shqiptari Kristian Prenga synon ta...

Një nga emrat më të mëdhenj të boksit botëror, Anthony Joshua, rikthehet këtë fundjavë në ring për t’u përballur me boksierin shqiptar Kristian Prenga,...

Të fundit nga rubrika