Gërvalla: Aleatët ndërkombëtar kanë kuptuar që Vuçiq dhe Putin janë të gatshëm për çdo eskalim

Zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diaporës, Donika Gërvalla ka thënë se aleatët ndërkombëtar e kanë kuptuar që presidenti serb, Aleksander Vuçiq dhe presidenti rus, Vlademir Putin janë të gatshëm për çdo eskalim, përfshirë këtu dhe luftën

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diaporës, Donika Gërvalla në një konferencë të përbashkët me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti. Prishtinë, 27.12.2023

Zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diaporës, Donika Gërvalla në një konferencë të përbashkët me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti ka thënë se aleatët ndërkombëtarë tanimë kanë kuptuar që presidenti serb, Aleksandër Vuçiq dhe ai rus, Vlademir Putin, janë të gatshëm për çdo eskalim.

“Mendoj se edhe aleatët tanë ndërkombëtar kanë kuptuar që Vuçiqi dhe Putini janë të gatshëm për çdo eskalim, përfshirë edhe luftën. Prandaj, strategjia për zmbrapsjen e tyre nuk mund të jetë përkledhja dhe ledhatimi, por vendosmëria për ta mbrojtur paqen. Fatkeqësisht është humbur shumë kohë më përpjekje të dëshmuara si të dështuara. Aq më e rëndësishme është tani që gjuha e perëndimit ndaj hegjemonizmit serb të jetë e qartë dhe veprimet të jenë të shpejta dhe efikase”, ka thënë Gërvalla.

Gërvalla e ka cilësuar vitin 2023 si vit të arritjeve të mëdha por dhe sfidave të mëdha, njëkohësisht ajo është shprehur se ky vit mund të mbahet mend edhe si viti i fundit i izolimit.

“Viti 2023, më pak fjalë mund të përmblidhet si viti i arritjeve të mëdha por dhe njëkohësisht i sfidave të mëdha. Viti 2023 nga qytetarët e Republikës sonë mund të mbahet mend si viti i fundit i izolimit, përjashtimit nga liberalizimi i merituar i vizave”, ka thënë Gërvalla.

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diaporës është shprehur se forcimin e shtetit ligjir po e zbatojnë përkundër kundërshtimeve, rezistencës dhe sfidave.

“Pa ndryshime cilësore në vend nuk do të kishim arritur as ndryshime cilësore në vend të pozicionit të Republikës së Kosovës në arenën ndërkombëtare. Është forcimi i shtetit ligjor, ai për të cilin jemi votuar dhe të cilin po e zbatojmë hap pas hapi përkundër kundërshtimeve, rezistencës dhe sfidave”, ka shtuar ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diaporës, Donika Gërvalla.

 

Shija e redaktorit

Osmani bisedon me homologun gjerman, diskuton rëndësinë e anëtarësimit të...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, të martën mbrëma ka zhvilluar një bisedë telefonike me homologun gjerman, Frank-Walter Steinmeier. Në një postim në rrjetin social "X",...

Pjesëtarët e FSK-së marrin pjesë në aktivitetin humanitar të dhurimit...

Forca e Sigurisë së Kosovës ka filluar aksionin humanitar për dhurimin vullnetar të gjakut, në bashkëpunim me Qendrën Kombëtare të Transfuzionit të Gjakut. Këtij aktiviteti...

“Të gatshëm për zgjedhje”, gjithçka nga takimi ndërmjet Kurtit e...

Një darkë pune u zhvillua të hënën në mes të kryeministrit Albin Kurti dhe kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi. Në këtë...

Të fundit nga rubrika