Gërvalla: Asociacioni ka vdekur për ne dhe ndërkombëtarët

Kryediplomatja kosovare, Donika Gërvalla, ka deklaruar se Asociacioni i Komunave me shumicë serbe, "ka vdekur" pas sulmit terrorist në Banjskë të Zvecanit më 24 shtator

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla.

Kryediplomatja kosovare, Donika Gërvalla, ka thënë se Asociacioni i Komunave me shumicë serb me Serbinë “ka vdekur”.

Gërvalla në një intervistë për “Top Story” në TopChanel ka thënë se tashmë ka prioritete komplet ndryshe pas sulmit terrorist në Banjskë të Zvecanit, të dielën e 24 shtatorit, në lidhje me BE-në dhe SHBA-në.

Tashmë sipas saj siguria është prioriteti kryesor i diskutimeve me ndërkombëtarët, gjë e cila e ka ndryshuar pozitën e Kosovës pas ditës së diel.

Gërvalla u shpreh se nuk ka shkelje më të rëndë sesa agresioni i hapur ndaj atij që pretendon që ke në tavolinë.

“Të them të drejtën pas të dielës çdo bisedë për Asociacionin më duket e tepërt se pas te dielës nuk kanë kuptim. Asociacioni ka vdekur për ne dhe ndërkombëtarët. Të koordinojmë punën e komunave në veri të Kosovës është dallim tjetër. Janë katër parime të mos shkelë sovranitetin, Kushtetutën, të mos dëmtojë dhe të jenë koordinues.

Asociacioni i 2013 është kundër kushtetutës së Kosovës dhe nuk mund të bëhet. Escobar shumë qartë e ka përcaktuar se nuk mund të ketë Asociacion pasi mund të jetë një republikë e dytë serbe. Për ne ka qenë shumë e rëndësishme që shkelja e Kushtetutës të mos jetë pjesë e marrëveshjes që kemi pranuar në Bruksel. Nuk ndodhi sepse Serbia e ka pasur të qartë që nuk është e gatshme e që i mungon gatishmëria e plotë. E dallojmë BE-në nga SHBA sepse SHBA ka qenë më pragmatike në të kuptuarit të realitetit të vendit tonë dhe të Ballkanit. Çdo përpjekje e jona për të sjellë energji dhe rezultate në proces, në fund ju e shihni që jemi pala e vetme që kërkon implementimin e marrëveshjes në Bruksel. Ky dialog nuk çon askund është qorrsokak”, ka thënë Gërvalla.

Shija e redaktorit

“Dukagjini” dhe “Pearson” organizojnë konferencë për mësimdhënësit e anglishtes

Shtëpia Botuese “Dukagjini”, në bashkëpunim me Pearson, organizoi sot në Prishtinë konferencën “Together We Rise”, një nga ngjarjet më të rëndësishme profesionale për mësimdhënësit...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” me shumë aktivitete për fëmijët më 1...

Prindër e fëmijë u bënë bashkë në një vend. Për 1 qershorin, Ditën Botërore të Fëmijëve, Shtëpia Botuese Dukagjini i mblodhi në sheshin “Zahir Pajaziti”...

Hapet sezoni turistik në Shëngjin, sporte ujore dhe parashuta spektakolare...

Sezoni turistik në Shëngjin është hapur zyrtarisht me një ceremoni festive që mblodhi pushues, qytetarë dhe vizitorë të shumtë në bregdetin e njohur të...

Të fundit nga rubrika