Gërvalla bën ftesë për aplikim për diplomatë të rinj: Kosova dhe diplomacia ka nevojë për ju

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, i ka ftuar të rinjtë që të aplikojnë në konkursin e hapur për diplomatët e rinj, i cili do të mbyllet nesër më 26 maj

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, ka njoftuar se nesër do të  përfundojë afati për të aplikuar në konkursin e ninistrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës për diplomatë të rinj.

“Konkursi është hapur për gjuhë të ndryshme dhe ftesa për të aplikuar vlen si për qytetarët e Republikës së Kosovës brenda vendit, ashtu edhe për ata që jetojnë jashtë Kosovës”, ka thënë Gërvalla.

“Nuk ka rëndësi se a ndodheni në Kosovë apo në mërgatë, i rëndësishëm është vullneti i juaj, i rëndësishëm është profesionalizmi juaj, me qëllim që së bashku t’i çojmë sa më lartë interesat e Kosovës përmes një diplomacie cilësore dhe profesionale”, ka thënë ministrja Gërvalla.

Më tej, kryediplomatja kosovare është shprehur se Kosova dhe diplomacia e saj ka nevojë për të gjithë.

Shija e redaktorit

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Ekspozita “Ngjyrat e Lirisë” hapet në Prishtinë, arti në shërbim...

Platforma qytetare “Liria ka Emër” ka hapur sot në FLORI Gallery, në Prishtina Mall, ekspozitën “Ngjyrat e Lirisë”, një aktivitet artistik kushtuar luftës së...

Tasholli: Prej 16 shtatorit, Kosova nuk do të jetë më...

Ismail Tasholli nga platforma qytetare “Liria ka Emër”, në një lidhje direkte në emisionin FIVE në RTV Dukagjini, ka folur pas konferencës së mbajtur...

Të fundit nga rubrika