Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Donika Gërvalla, ka bërë thirrje për përfundimin e bllokimit të procesit të konstituimit të Kuvendit të Kosovës.

Ajo ka theksuar se nëse dikush ka votuar kundër, është ai që po e bllokon procesin, dhe jo ai që e ka votuar për.

“Kush bllokon procesin si në jetën private, ashtu edhe në jetën publike. Jo ai që voton për, procesin e bllokon ai që voton kundër. Prandaj duhet hequr dorë nga sjellja bllokuese, duhet zhbllokuar Kuvendit, duhet zgjedhur kryetari, kryesia e duhet të vazhdojmë me institucionet tjera”, ka thënë Gërvalla.