Gërvalla: Çnjohja nga Togo ka ndodhur në vitin 2019, para se të vinte kjo qeveri në detyrë

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla -Schwarz

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, ka reaguar në lidhje me raportimet e mediave serbe se shteti i Kongos e ka tërhequr njohjen për Kosovën.

Gërvalla, tha se çnjohja ka ndodhur në vitin 2019, pa qenë në pushtet Lëvizja Vetëvendosje dhe Lista Guxo.

Tutje ajo është treguar e ashpër në reagimin e saj duke akuzuar se disa ndjejnë kënaqësi me lajme negative për Kosovën.

“Të gjithë të ekzaltuarve rreth “çnjohjes” së Togos dhe propagandës së Daçiçit dua t’iu rikujtoj që ajo ka ndodhur në vitin 2019, pra shumë kohë para se vinte në detyrë kjo qeveri”, ka thënë ajo.

“Të dhëmbin sytë kur sheh se sa shumë përjargen disa, sa herë që Sllobo i Vogël përpiqet t’i japë një shqelm Kosovës”, ka vijuar ajo.

Ministrja Gërvalla, është shprehur se Kosova do të jetë fituese duke e përmendur edhe luftën e vitit 1999.

“Kosova do ta fitojë betejën e saj sot, ashtu siç e ka fituar në 1999. Me mençuri, trimëri, guxim, sakrificë e përplot miq e aleatë anembanë botës së lirë dhe demokratike. Dhe Serbia përsëri do të humbasë, siç ka humbur 1999, sepse e vërteta gjithmonë fiton mbi gënjeshtrën”, ka deklaruar ajo.

Ajo ka theksuar se shteti i Serbisë, në krye me Aleksandër Vuçiqin dhe Ivica Daçiqin, “mund ta fitojnë ndonjë sprint, por Kosova dhe qytetarët e saj përfundimisht do ta fitojnë maratonën, siç e kanë fituar në vitet e 90-ta”.

Në mos për asgjë tjetër, sipas saj “atëherë për hir të sakrificës së dhimbshme dhe kolosale në rrugën tonë drejt lirisë”.

Shija e redaktorit

”Lufta e UÇK-së ishte një pelegrinazh”- Ish-komandant “Remi”: Në UÇK...

Rrustem Mustafa, ish-komandanti i UÇK-së për Zonën Operative të Llapit, është pyetur për Albin Kurtin nëse është veteran i UÇK-së, pasi ai e ka...

Ali Ahmeti: Dëshmia e James Rubin çmontoi propagandën kundër UÇK-së

Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, ka reaguar pas dëshmisë së dhënë nga James Rubin në gjykimin ndaj ish-krerëve të Ushtrisë...

“Me zemër e mendje jam atje Komandant!”: Edi Rama përkrah...

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka dalë me videopërkrahje të protestës kundër Gjykatës Speciale që po zhvillohet në Hagë, nga shqiptarë anekënd botës. Rama shkroi...

Të fundit nga rubrika