Gërvalla e mohon që Lista Guxo kalon në LDK, Peci hesht

Pretendimet se disa deputetë të partisë Lista Guxo që njihen si krahu i Vjosa Osmanit, janë në bisedime dhe do të kalojnë në LDK, i ka kundërshtuar, Donika Gërvalla, njëra nga dy kryetaret e partie, ndërkaq kryetari tjetër, Faton Peci, ka zgjedhur të heshtë. Kundërshtimit të Gërvallës i janë bashkuar edhe dy deputetë, emrat e të cilët u përmendën si pjesë e grupit të Vjosa Osmanit, brenda partisë

Kryetarja e Listës Guxo, ministrja e Jashtme, Donika Gërvalla, i ka kundërshtuar pretendimet se disa deputetë të kësaj partie janë në bisedime për kthim në LDK.

Këto pretendime vijnë nga ish-anëtari i Listës Guxo, Balton Dërguti, i cili në studion e emisionit Debat Plus, të enjten tha se ka gjasa që brenda dy ditësh një pjesë e Listës Guxo të kalojë në LDK.

Dërguti pretendon se deputetët Ekrem Mustafa dhe Burima Meta janë në krahun e Osmanit, dhe po presin t’i bashkohen ish-partisë së Presidentes.

Por për TV Dukagjini, deputeti Mustafa i ka mohuar zërat për një kalim në LDK, duke thënë se nuk ka pasur bisedime deri tash, por nuk e ka mohuar që ka oferta.

Pas kësaj ne kemi kërkuar një qëndrim nga Gërvalla, e cila nuk e ka marrë mundin të shkruaj ndonjë rresht me fjali, por na e ka dërguar një postim të deputetit Meta, i cili apostrofohet si pjesë e grupit të Osmanit.

Gërvalla rrjedhimisht i jep mbështetje kundërshtimit të deputetit Meta, ndaj pretendimeve për kalim në LDK.

“Nuk pe di kto dy dite a i ka llogarite prej dites se djeshme apo prej te sotshmes?! Si do qe te jete, absolutisht nje e pavertete por e mira e kesaj te pavertete eshte qe eshte jeteshkurter! Nje urtesi amerikane thote: sapo te marresh mundin te arsyetohesh, gjysmen e fajit vec e ke pranuar!!!”, ka thënë Burim Meta – Deputet (Lista Guxo).

Në anën tjetër ne kemi kërkuar një reagim edhe nga kryetari tjetër i Listës Guxo, ministri Faton Peci. Përkundër interesimit i njëjti nuk ka qenë i qasshëm.

Përgjigje për TV Dukagjin ka dhënë edhe Luan Gacaferi, anëtar i kryesisë së Listës Guxo. Ai thotë se Lista Guxo është e bashkuar, por nuk e përjashton mundësinë që mund të ketë individ të pakënaqur, por që e konsideron normale.

Shija e redaktorit

“Dukagjini” dhe “Pearson” organizojnë konferencë për mësimdhënësit e anglishtes

Shtëpia Botuese “Dukagjini”, në bashkëpunim me Pearson, organizoi sot në Prishtinë konferencën “Together We Rise”, një nga ngjarjet më të rëndësishme profesionale për mësimdhënësit...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” me shumë aktivitete për fëmijët më 1...

Prindër e fëmijë u bënë bashkë në një vend. Për 1 qershorin, Ditën Botërore të Fëmijëve, Shtëpia Botuese Dukagjini i mblodhi në sheshin “Zahir Pajaziti”...

Hapet sezoni turistik në Shëngjin, sporte ujore dhe parashuta spektakolare...

Sezoni turistik në Shëngjin është hapur zyrtarisht me një ceremoni festive që mblodhi pushues, qytetarë dhe vizitorë të shumtë në bregdetin e njohur të...

Të fundit nga rubrika